E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ dhe PDU shkëmbejnë replika

Partia e mbrojtjes së minoriteteve, PBDNJ dhe njëra prej partive që mbron interesat e komunitetit çam në vend, PDU u përfshinë dje nga replika të ashpra mediatike. Dje, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kritikoi drejtuesit e partive të komunitetit çam se po pengojnë integrimin e vendit me deklarata për një çështje fantazmë. "Vetëm një forcë politike në vend ka protestuar jashtë zyrave të KE-së, duke mos kërkuar integrimin e vendit, por të kundërtën, mosintegrimin e vendit deri në plotësimin e disa objektivave fantazmë që nuk janë veçse teka që mbajnë në jetë politikanë që e kanë shndërruar merkaton partiake në mënyrë jetese", deklaroi Dule. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, sekretari i përgjithshëm i së cilës, Amoz Dojaka theksoi se këto deklarata janë provokatore, ndaj një partie të ligjshme shqiptare. "Këto deklarata janë dëshmi e krizës së këtij drejtuesi të PBDNJ-së", deklaroi Dojaka. Sipas tij, pozicioni i Dules në këto deklarata është i njëjtë me atë të një ekstremisti grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›