Berisha: 24 Tetorit, ditë historike për Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha
Tiranë, 25 Tetor, 13:47, NOA - Kryeministri Sali Berisha, po jep një konferencë shtypi me anë të cilës ka falënderuar nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga ana e Presidentit Amerikan, Xhorxh W. Bush. 24 tetori është një ditë historike për Shqipërinë dhe Shqiptarët, tha ai.
Akti i nënshkrimit është evenimenti më madhor pas pavarësisë së Kosovës, tha gjatë fjalës së tij kryeministri.
Kjo firmë e presidentit të SHBA,është përgjegjësi madhore për të gjithë Shqipërinë për të konsoliduar rrugën në të cilën po ecim, vazhdoi në fjalën e tij Berisha.
Ai tha se, dua të garantoj të gjithë se qeveria do marrë të gjitha masat do ndjekë të gjitha reformat në mënyrë që demokracia, shoqëria e bazuar në lirinë, të njohë vetëm lartësime.
Shqipëria në NATO, ishte mesazhi i vizitorit më të lartë i të gjitha kohërave që ka ardhur në vendin tonë, tha Berisha.
c.a/NOA
vijon...