“Berisha 4” Mbledhja e parë
Autori i Lajmit: red.
Kabineti Qeveritar i saporiformatuar ka zhvilluar dje mbledhjen e parë të tij. Tashmë vendi në krahun e djathtë të Berishës nuk ishte më bosh, ashtu si prej disa muajsh, por ishte zënë nga zvendëskryeministri i ri i tij, Genc Pollo. Ndërkohë që përballë tij tashmë nuk ishte më Pollo por kreu i ri i Ministrisë së Arsimit, Fatos Beja. Kabinetit Qeveritar iu shtua dje edhe një tjetër grua, ministrja e re e Shëndetësisë, Anila Godo. Kjo gjë nuk mund të shpëtonte pa batutat e kreut të Qeverisë i cili pyeti Bregun se si ndjehej pas reformimit të kabinetit. “Është më mirë kur ke edhe një shoqe”, -është shprehur Berisha duke iu referuar anëtares më të re të kabientit qeveritar.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008