Berisha: "Administrata aktuale nuk ndryshon në rast fitoreje"
07/12/2004 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar dje se ndwrrimi i pushteteve nw rast fitoreje tw opozitws nuk do tw prekw administratwn aktuale. Demokratët janë të mendimit se jo të gjithë zyrtarët e shtetit janë të korruptuar, dhe se ardhja e tyre në pushtet nuk do të prekë askënd që punon me përkushtim dhe ndershmëri në administratën shtetërore. Duke kërkuar afrimin e tyre pranë PD-së, Berisha tha: "Para dy muajsh kemi autorizuar kryesitë që të bëjnë direkt anëtarësime, ka të tjerë në administratë, djem e vajza të mrekullueshëm, që nuk kanë asgjë të përbashkët me bosët e tyre. Por, në qoftë se u kërkoni të marrin pjesë në mbledhje të seksioneve bëni gabim, sepse ligji dhe statusi ua ndalon pjesëmarrjen në mbledhje". Sipas liderit të PD-së, nuk kanë qenë të pakta rastet kur korrupsioni i drejtuesve është denoncuar pikërisht nga nëpunësit e administratës.
Zgjedhjet
Një vend të veçantë në fjalën e Berishës, zunw edhe zgjedhjet e radhshme, tw cilat sipas tij janw vendimtare pwr nxjerrjen e vendit nga kriza morale dhe ekonomike ku e kanw futur. Duke paralajmwruar njw skenar gjeorgjian nw rast manipulimi Berisha tha "Në këto zgjedhje shkojmë më të kthjellët se kurrë, më të vendosur se kurrë. Historia tregoi se për kleptokratët rruga e Gjeorgjisë është më e efektshmja në rastet kur dhunohet vota e lirë". Ripërsëritja e zgjedhjeve në Gjerorgji, erdhi pas protestave masive të kryesuara nga opozita e këtij vendi, pas manipulimit të zgjedhjeve nga Presidenti i asaj kohe, Shevarnadze. Protestuesit, të kryesuar nga kandidati rival, Shakashvilli, sot Presidenti aktual, rrethuan parlamentin dhe arritën të hynin brenda në të, pikërisht në ditën e betimit të Shevernadzes si President. Zgjedhjet u ripërsëritën dhe Shakashvili, kandidati i opozitës, u zgjodh President. Të njëjtin fat pësuan edhe zgjedhjet në Ukrainë. Duke bërë dhe një krahasim mes tij dhe Kryeministrit Nano, kryedemokrati tha: "Oligarki Janukoviç deklaroi se do të ndante Ukrainën, ndërsa kleptokrati i vendit, Fatos Nano, deklaroi se do ta bënte Shqipërinë si Qipron. Nuk e dinë këta kleptokratë se as fati i Ukrainës dhe as fati i Shqipërisë nuk është në duart e tyre?".
Presidenti
Berisha ka pranuar dhe një herë se vendosja e Alfred Moisiut si Presdident i vendit, ka qenë e gabuar, por sidoqoftw e imponuar nga rrethanat e asaj kohe. Demokratët kanë akuzuar institucionin e Presidentit si bashkëpunëtor në shkatërrimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2003. Sipas Berishës, "nuk është faji as i PD-së dhe as i BE-së, që Alfred Moisiu shikon nga e shkuara, dhe vetëm nga e shkuara e tij. Qëllimi i këtij konsensusi ka qenë të mos mbajmë vendin e bllokuar me qëllim që marrëveshja e asociimit dhe stabilizimit të hapet. Por ky është në interes të kombit, pavarësisht nga sjelljet e Moisut", përfundoi Berisha.