Grupi i Di Lauros shenon viktimën e 21
07/12/2004 Grupi i Kamorrës i Paolo di Lauros, me të cilin dyshohet se janë bashkuar edhe vrasës shqiptarë, kanë ekzekutuar një tjetër kundërshtar. Një 47 vjeçar Enriko Mazarela ka qenë viktima e 21 e luftës që ka shpërthyer pak javë më parë brënda antarëve të klanit Di Lauro dhe që po rezulton e vështirë për tu mbajtur nën kontroll. Viktima më e fundit sipas mediave italiane ka qenë deri para se të plaste luftë njëri nga antarët e klanit, por më pas është rreshtuar në krahun e njerëzve që kanë dalë kundër bosit që kontrollon trafikun e lëndëve narkotike në pjesën jugorë të Italisë. Megjithë hetimet dhe masat e marra nga ana e policisë dhe e karabinierisë italiane duket se situata në qytetet jugore të vendit fqinj është jo pak jashtë kontrollit. Mbi 200 forca policie shtsë nuk po munden dot që ti japin fund apo të frenojnë luftën "civile" të shpllur brënda klanit. Sipas mediave italiane klani di lauro u shthyer dhe filloi konfrontimet mes antarëve për shkak se Paulo di Lauro, i cili prej dy vitesh është në kërkim nga policia, ia kishte lënë në duar "biznesin" të birit, 25 vjeçar, i cili nuk pranonte më që të ndante fitimet me njerëzit që punonin brënda klanit, por vendosi rroga që për ato që punonin ishin minimale. Po sipas të njëjtave burime fitimet nga trafiku i lëndëve narkotike që bëntë klani ishte rreth 500 mijë eurio në ditë. Në ditët e tij më të vështira klani di Lauro ka nxjerrë edhe një herë dhëmbët duke eleminuar një kundërshtar. Mediat nuk kanë bërë të ditur nëse është bërë e mundur që të identifikohet ndonjëri prej autorëve dhe të thuhet nëse ekzekutorët mund të jenë ndonjë nga shqiptarët që i janë bashkuar Paolo Di lauros në ditët e tij më të vështira. Që nga fillimi i këtij vitit në zonën e Napolit janë kryer rreth 118 vrasje dhe të gjitha këto duket se nga pas kanë luften mes bandave të ndryshme.