Tiranë, 20 makina të vjedhura në dy ditë
07/12/2004
TIRANË -Vjedhja e automjeteve po i kalon përmasat e gjendjes së një alarmi për policinë dhe Prokurorinë e Tiranës. Të dhënat zyrtare flasin se vetëm dy ditët e fundit, në Prokurori kanë mbërritur 20 kallëzime penale për vjedhje makinash. Sipas kallëzimeve penale që kanë shkuar në Prokurori në datat 2 dhe 3 dhjetor të këtij viti, gjatë kësaj kohe në Tiranë janë vjedhur 20 makina të llojeve të ndryshme. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, thanë se për asnjërën prej këtyre vjedhjeve, nuk ka persona të arrestuar apo të shoqëruar, pasi autorët po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm në qëllimet e tyre. Sipas dokumentacionit të Prokurorisë, makina e cila bie më shpesh pre e vjedhjeve është "Benz Mercedes". Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria për disa prej vjedhjeve, autorët brenda pak orëve nga grabitja i çmontojnë makinat dhe pjesët e tyre i shesin të ndara dhe në mënyrë ilegale. Ky është edhe shkaku pse hetuesit i kanë humbur gjurmët e autorëve, në shumicën e rasteve të vjedhjes së makinave. Prej muajit të parë të këtij viti, vjedhjet e makinave kanë qenë vepra penale që ka ndodhur më shumë në kryeqytet. Hetuesit flasin edhe për grupe që organizojnë vjedhjen e makinave, çmontimin dhe shitjen pjesëve.