Kampionat gjelash deti në Krujë
07/12/2004 TIRANË – Nuk jemi në Paris, Marsejë, Montpelje, Lion, sigurisht nuk jemi në Francë, por në Krujë."Eh ..Krujës nuk ka kush ti shkruajë"... Kjo është e para gjë që kush njeh një novelë të Gabriel Garsia Markezit nuk mund të mos e kujtojë pasi mëson se atje do të bëhet një kampionat gjelash luftarak. Në qytetin e vogël historik, për burrat "e thekur" për baste e diela e kaluar nuk ka qenë një ditë e zakonshme. Tregtarë të lindur pë besë....Prej disa javësh janë vendosur bastet e çmimet janë të kripura duke pasur parasysh nivelin ekonomik të asaj zone, ku mbizotëron biznezi i vogël e ai i madh është gati pa adresë. 50 mijë, 100 mijë apo dhe 10 milion belbëzon një tjetër janë çmimet që janë vënë për gjelat e detit që duhet të mbrojnë "nderin" e tyre dhe xhepat e të zotëve dhe atyre që i kanë besuar duke vënë paratë në favor të fitores së tyre.
Kampionati
"Kampionati" i gjelave të detit është mbajtur në stadiumin e Krujës dhe përveç atyre që bëjnë tifozllëk me shpirt se kanë në mes paratë e tyre janë brënda fushës dhe pak kuriozë. Në lojë janë tetë gjela të "peshave" të ndryshme. Siecili prej tyre është ushqyer për muaj të tërë nga i zoti dhe është stërvitur për atë ditë. Ora 10 e paradites së të dielës shenon hapjen e kampionati, ku mungojnë cermonitë, federatat apo dhe çmimet. Çdo gjë është vetëm pakt xhentelemneësh të pasionuar pas luftës së gjelave apo dhe basteve. "Luftëtari" që normalisht nuk e di se çfarë mund ta presë vihet përballë kundërshtarit. Në vend të fanellave njëri nga gjelat ka në këmbë një "fjongo" dhe ajo është mënyra sesi pronari dhe ato që i besojnë sqepit të tij mund ta identifikojnë. Mes grumbullit të meshkujve gjelat fillojnë të kacafyten keqas. Kush e ndjek për herë të parë një ndeshje të tillë nuk mund të mos ndjej sikletin e pjesmarjes jo në një lojë, por në një kacafytje për vdekje. Në vend të grushtave të një ringu, çukitje me sqep, në vend të kacafytjeve trup më trup kafshime lafshah, koke që varen poshtë e më poshtë. Ka diçka të rëndë e makabre e gjithë skena, ndoshta është vetëm "lojë burrash"... Sivjet "kampionati" nuk është kufizuar vetëm në "djemtë e lagjes", gjela konkurent kanë shkuar edhe nga Tirana. Kjo duket se ka rritur interesin dhe nivelin e kuotave të basteve. Pas çdo goditje të fortë që ndonjëri nga gjelat i jep kundërshtarit të pranishmve iu rritet entuzismi dhe nuk mungojnë në asnjë minutë, lutjet për fitore të sharat, apo krahasimet e tipit, "Po ky shtë më i mirë edhe se Luan Krasniqi, more burrë". Ndeshjet e njëpasnjëshme normalisht kanë një gjel fitues fitues e një të humbur, atë që largohet me gjëndje nock out-i nga "ringu", ndërsa nga pas kanë xhepa burrash që boshatisen, apo xhepa të tjerë që ngrohen pak më shumë.
Kruja
Kushdo që mund të bëjë një udhëtim në drejtim të qytetit historik të Skenderbeut nuk ka sesi të mos i bie në sy varfëria e popullatës. Baret janë mbushur me burra që pijnë vetëm kafe 50 lekëshe dhe e vetmja rrugë ku duket se "leku" lëviz është pjesa e pazarit, ku zakonisht janë vizitorët që blejnë suvenire po antikuariate. Edhe qyteti i novelës së Markezit " Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj" është po aq i varfër. E siç ndodh në të dyja rastet, një ndeshje gjelash luftarak mund të jetë dhe ditë e shenuar e pritur me ankth dhe e mbushur me tifozllëk bastexhinjsh. Ditët para dhe pas ndeshjes kanë një motiv "të fortë" në të dyja rastet për bisedat e banorëve. Kruja e historisë duket e harruar, të ngritura si utopi bashëjetojnë ndërtimet e vjetra të kohës së komunizmit me godinat e reja që kanë gjithesi stil më modern, megjithëse dhe këto numërohen me gishtat e njërëz dorë. Në Krujë po si tek historia e shkrimtarit kolumbian ndeshjet e gjelave janë të përvitshme. Organizatorët kanë treguar për "Metropolin" se ka të paktën 10 vite që organizohen ndeshje të tilla. Zakonisht janë zgjedhur ditët e Bajramit, por sivjet koha me shi i detyroi që ndeshja të shtyhej për të dielën e parë të dhjetorit. Pritjet zgjasin që dikush të kujtohet. Të kujtohet për më tepër fonde, që qytetit mos ti ngelet më vetëm historia dhe të zhytet në varfëri dhe kriminalitet. E në fund të fundit që dita e luftës së gjelave të mos marrë më shumë rëndësi dhe të mos bëhet më në ndonjë stadium të përbaltur...
Gjatë komunizmit me
gjela luhej në Shkodër
Luftat e gjelave, kujtojnë krutanët nuk është e re. Dikur luftohej me gjela shtëpie apo me rika. Njëri prej tifozëve të vjetër të kësaj loje kujton se vite më parë në qytetin e Shkodrës ishin me nam ndeshje të tilla. Njerëzit kujton, Besniku rreth të 45, merrnin në krah gjelat apo rikat dhe mbidheshin gjysëm fshehurazi, pasi një lloj kumari ishte edhe ky dhe ishte frika se mos dikush spiunonte se atje po luhej me lekë. "Ishin të njohur personazhet e asaj kohe në qytetin verior që merreshin me rritjen e gjelave apo të rikave për të luftuar. Në atë kohë më ato kafshë luftohej se gjelat e detit mund të mos i shikonim me sy as për Vitin e Ri". Viheshin baste të majme edhe për kohën, vetëm për të parë gjelat e rikat duke u kacafytur.