E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gruaja e Janit: "Nuk më gëzon dot medalja"

07/12/2004  TIRANË – "Medalja e artë e Shqiponjës" e dhënë dje për pilotin e rënë në krye të detyrës Jani Tarifa duket se nuk e ka gëzuar shumë të venë e tij, të cilën e ka lënë me dy fëmijë jo shumë të rritur. E pyetur dje nga gazeta "Metropol" gruja e pilotit të MIG 19, ka thënë se nuk është në gjendje të flasë sepse është ende shumë e lënduar nga humbja.

Familja

Mbrëmjen e djeshme familja e Jani Tarifës kishte disa orë që kishte marrë më vete në shtëpi titullin "Medalja e Artë e Shqiponjës" dhënë për kryefamiljarin që prej tre muajsh iu mungon. Bashkëshortje e tij ka thënë dje se nuk mund ta gëzojë ky fakt, përballë humbjes. Fjalët e saj kanë qënë të kursyera siç ka ndodhur gjithmonë që kur në derën e tyre ra gjëma. "Nuk jam e gatshme akoma të flas, nuk e ndjej, sepse nuk mund të gëzoj. Nuk mund të flas më shumë se kaq sepse jam akoma shum keq dhe po të flas vetëm lëndohem. Biseda me të është mbyllur thjesht e dhimbshëm, "ju lutem më lini të qetë se mjaft halle kam mbi kokë"...

Medalja

Jani Tarifa, i rënë në krye të detyrës tre muaj më parë, i është dhënë dje "Medalja e Arte e Shqiponjes". Gjatë një ceremonie të organizuar në komandn e Forcave Ajrore, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Lejtnant Pellumb Qazimi, tha për të pranishmit dhe për median se medalja e akorduar nga Presidenti i Republikës per pilotin Tarifa, i jepet me motivacionin: "Per veprimtari dhe akte të guximit qytetar në kohë paqeje". Piloti Jani Tarifa humbi jetën rreth 3 muaj më par, në një aksident të rëndë ajror në zonën ushtarake të aeroportit të Rinasit. Vetëm pak minuta pasi avioni i tij MIG-19 ishte ngritur për fluturim për të realizuar detyrën luftarake për imitim qitjeje ai është rrëzuar duke e lënë të vdekur në vend pilotin, icili gjithsesi me veprimet e tij të fundit shmangu një tragjedi njerëzore, pasi avioni i tij i mbushur me municione ra jo shumë larg një zone të banuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›