Kapet studenti me 108 kg marijuanë

Gjirokastër, 17 Nëntor, 11:55, NOA - Plot 108 kilogramë drogë e llojit marijuanë është sekuestruar sot nga forcat e policisë kufitare në juglindje të vendit.
Operacioni i ndërmarrë nga policia kufitare e antikrimit, ka çuar në pranga shtetasin Klodian Basha, student në Fakultetin Ekonomik.
Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, të cilët po kërkohen nga policia. Sasia e drogës kishte destinacion Greqinë, atje ku edhe do të shpërndahej për qëllime përfitimi.
c.a/NOA