Prifti: Adresat e e-mail-it të LSI-së sulmohen nga manipulatorë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim denoncoi dje një përpjekje, sipas tij, të disa personave të panjohur, të cilët kanë manipuluar adresat e-mail-it me të cilat komunikon LSI, duke nisur njoftime që tregojnë agresivitetin e kësaj partie. Prifti bëri të ditur se çdo deklarata që flet nga LSI ka firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe çdo deklaratë që del nga grevistët ka firmën e vetë Dritan Priftit. “Disa manipulatorë kanë ndërhyrë në adresat e internetit të LSI dhe kanë dërguar në emrin tonë deklarata për shtyp që asnjëherë nuk janë bërë nga LSI, me qëllim që të tregojnë dhe portretizojnë LSI si një forcë politike agresive, duke dashur kështu të heqin vëmendjen e publikut nga problemi shumë i madh për të cilin po sakrifikojnë 10 deputetët e Kuvendit, votën e lirë dhe mundësinë që të paktën një herë pas 18 vjetësh në demokraci, Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - tha Prifti.
Ai bëri të ditur se asnjë deklaratë zyrtare që del në emër të LSI-së dhe nuk ka firmën e sekretarit të Përgjithshëm Petrit Vasili, apo asnjë deklaratë zyrtare që del nga deputetët grevistë që nuk ka firmën e deputetit Dritan Prifti, nuk është deklaratë zyrtare dhe duhet konsideruar si mashtrim dhe manipulim.
Delegacioni belg, deklaratë në Bruksel për vizitën në Tiranë
Në përfundim të vizitës në Tiranë, deputeti belg, Denis Ducarme dhe Claude Moniquet, Presidenti i Qendrës Evropiane të Inteligjencës Strategjike kanë bërë një deklaratë të përbashkët nga Brukseli për grevën e urisë në vend.
Në këtë deklaratë thuhet se “ata protestojnë kundër vullnetit të dy partive kryesore, PD të Kryeministrit Sali Berisha dhe PS për të kontrolluar dhe manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Pasi adoptuan një reformë elektorale të "kopsitur" mirë që ka për qëllim të dobësojë partitë "e vogla" të pavarura, PS dhe PD tentojnë të formojnë një komision elektoral që ta kontrollojnë totalisht”. Më tej thuhet se partitë e pavarura, intelektualët dhe media kanë frikë se ata do të përdorin këtë komision për të vjedhur rezultatet e zgjedhjeve siç bënë në 2005-n. Njëkohësisht ata përmendin edhe vizitën në Kuvend për deputetët grevistë dhe ndalimin që u bëri Garda e Republikës. Një oficer shërbimi tha se ai po vepronte "sipas urdhrave të sekretarit të Përgjithshëm të Parlamentit".