Bosch:Kodi,produkt i politikanëve

Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch ka reaguar sot për herë të parë pas grevës së deputetëve për Kodin Zgjedhor. Robert Bosch është shprehur se kodi i ri elektoral nuk duhet të diskriminojë asnjë parti politike dhe se OSBE-ja nuk ka ndërhyrë në komisionet elektorale. Sipas Bosch ky kod elektoral është produkt i politikanëve shqiptarë por gjithashtu kodi ka hapësira për diskutime. Bosch gjithashtu u shpreh se OSBE-ja nuk ka ndërhyrë në reduktimin e komisionerëve dhe se formula aktuale mund të përfshijë të gjitha partitë