E Diel, 1 Nëntor 2026

Ripërsëritet porosia amerikane – partitë me 8 maj të pranojnë rezultatin

24-04-2011 / Gazeta 55

Tomas Kantrimen, zv/ndihmës-sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit ripërsëriti dje apelin amerikan që partitë të bëjnë çmos për të të përçuar mesazhet e zgjedhjeve paqësore, duke kërkuar pranimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe rinovimin e shpresës se kapërcimi i ngërçit do verifikohet me një dialog të ri, pas këtij momenti

Zv/ndihmës amerikan i shtetit Tomas Kantrimen, u ka bërë thirrje liderëve të Shqipërisë të angazhohen për dialog dhe kompromis politik. “Unë i kam ftuar ata, në koordinim të plotë me BE-në, thirrje këto të bëra edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, të mbajnë zgjedhje të ndershme lokale dhe paqësore dhe i kemi kërkuar popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre”- ka deklaruar Kantrimen. Sipas tij zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk u takojnë partive politike, ato u takojnë njerëzve. Presim nga partitë të zhvillojnë një fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues. Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e pas-zgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive politike, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare. Ka mbyllur deklaratën e tij për një intervistë në Radio Europa e Lirë, zv/ndihmësi amerikan i shtetit Tomas Kantrimen.

Radio Evropa e Lirë- Zoti Kantrimen, përmendët zhurmën dhe kaosin…kohët e fundit keni vizituar disa herë Shqipërinë dhe u keni bërë thirrje liderëve të atjeshëm të angazhohen për dialog dhe kompromis politik. Jeni të kënaqur me përgjigjet e tyre?
Tomas Kantrimen- Unë i kam ftuar ata, në koordinim të plotë me BE-në, thirrje këto të bëra edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, të mbajnë zgjedhje të ndershme lokale. Kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë. Kemi insistuar që të gjitha palët ta respektojnë Kushtetutën, të mbajnë zgjedhje të ndershme dhe paqësore dhe i kemi bërë thirrje popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre. Zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk u takojnë një apo dy partive politike, ato u takojnë njerëzve.
Presim nga të dyja palët të zhvillojnë fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues. Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e paszgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive kryesore, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare. Do të thosha se jam në të shumtën i kënaqur, por jo në tërësi me përgjigjet e partive kryesore në këto thirrje që u ka bërë komuniteti ndërkombëtar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›