Berisha: Anëtarët e KOP kandidatë për deputetë
15/03/2005 Kryetari i PD-së pranon emrat e rinj për zgjedhjet parlamentare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave nuk do të përjashtohen nga lista e kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas kreut të PD-së, anëtarët e këtij forumi janë të lirë të marrin pjesë dhe në strukturat drejtuese në PD. "Padyshim, që do të kandidojnë. Do të kandidojnë ata që do të kenë dëshirë dhe janë shumë të mirëpritur. Një nga synimet kryesore të partisë ka qenë ripërtëritja e saj, i përmbahemi këtij parimi edhe në bazë, por i përmbahemi edhe në qendër. Disa prej tyre janë anëtarë të partisë, disa nuk janë anëtarë të partisë. Disa kanë shprehur qëllime që të jenë dhe të angazhohen në politikë, të tjerë kanë shprehur vendimin për të qenë teknicienë, dhe ne ua kemi respektuar të gjitha llojet e vendimeve", tha Berisha për TV Klan. Ideja për futjen në listën e kandidaturave të PD-së të anëtarëve të KOP-it është hedhur në opinionin publik që me ngritjen e kësaj strukture nga kreu Berisha, në fillim të këtij viti. Madje, ishte pikërisht kjo ide që solli debate te krerët demokratë kundrejt individëve të thirrur nga shoqëria civile. Por, sidoqoftë, një tjetër kriter, që do të shtonte pikët drejt përzgjedhjes dhe karrierës në politikë është dhe anëtarësimi në Partinë Demokratike. Kjo do të bënte që anëtarët e KOP të hiqnin dorë nga struktura, ku aderojnë tashmë. Ndërkohë, për antarësimin e pjesëtarëve të KOP në strukturat e PD-së, po bëhen modifikimet në statutin e partisë, që do të paraqiten në Kuvendin e ardhshëm.