"Çdo njeri ka të drejtë që t'i kërkoj drejtuesit të tij votëbesimin"

15/03/2005 Gjata sot kërkon dorëheqjen e Celibashit nga posti i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
KQZ në sherr për listat
Përpunimi i listës së votuesve për zgjedhjet parlamentare, ka sjellë një tjetër konflikt mes anëtarëve të KQZ-së si dhe mes Ilirian Celibashit dhe partive të opozitës. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, ka deklaruar se do të kërkojë sot dorëheqjen e Ilirian Celibashit nga detyra e kryetarit të këtij institucioni. Shkak për këtë kërkesë, sipas Gjatës, është bërë mungesa e besimit që ka krijuar Celibashi pas dorëzimit në Ministrinë e Pushtetit Vendor të listës elektronike të Regjistrit Kombëtar, në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e KQZ-së. "Veprimi është i paligjshëm dhe në mbledhje, unë mund edhe të kërkoj dorëheqjen e tij si kryetar të KQZ-së dhe jo si anëtar. Më duket se kam humbur besimin tek ai. Çdo njeri ka të drejtë që t'i kërkoj drejtuesit të tij votëbesimin", tha Gjata, gjatë një konference për shtypin.
Qëndrimi
Duke e cilësuar veprimin e kryetarit të KQZ-së si të jashtëligjshëm, Gjata tha se dërgimi i listës elektronike në dorë të ministrit Blushi, mund të ketë pasoja manipulative për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, janë problemet që kanë pasur listat në vitin 2003 që nuk lejojnë ripërdorimin e tyre, ndërkohë që KQZ-ja është shprehur një herë kundër dërgimit në zyrat e MPVD-së. Ndaj, Gjata thekson se Celibashi nuk e ka të drejtën t'ia dërgonte MPVD-së individualisht. "Lista elektronike është dërguar në kundërshtim me vendimin e KQZ-së. Ministria na e ka kërkuar njëherë këtë kopje dhe ne ia kemi rrëzuar kërkesën, dhe ai ia ka dhënë në mënyrë të paligjshme, sepse ajo mund të jepej vetëm me vendim komisioni. Unë jam për mos t'ia dhënë këtë listë, por çdo gjë duhet bërë me vendim të KQZ-së. Çdo drejtues i njësisë vendore mund t'i marrë të gatshme emrat dhe mund t'i bëjë ndryshimet që ai do të bëjë dhe mund të vërë përsëri këto lista në përdorim. Dihet se çfarë problemesh ka pasur lista e vitit 2003. Në këtë moment që lista e vitit 2003 jepet përsëri, ajo printohet dhe rregullohet dhe e shpall përsëri", tha Gjata.
OSBE-ja
Gjata ka kundërshtuar dhe argumentin e hedhur nga Celibashi, se veprimi i tij është konform rekomandimeve të OSBE-së. Anëtari i KQZ-së mohon që institucioni qendror i zgjedhjeve të ketë pasur ndonjë sugjerim nga OSBE-ja lidhur me këtë çështje. Sipas tij, në rast se pretendohet e kundërta, atëherë ky sygjerim duhej t'i drejtohej KQZ institucionalisht. "Deri tani, nuk kam asnjë sugjerim nga OSBE, që të thotë jepini bazën elektronike të të dhënave ministrit Blushi, apo ndonjë tjetri. Edhe po ta pranojmë apriori që e kanë bërë këtë kërkesë, atëherë ajo duhet të drejtohet në rrugë institucionale, i drejtohet KQZ-së, nuk ka pse të bëhet individualisht", tha Gjata. Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së i bëri thirrje ministrit Blushi të mos e përdorë listën që i është dërguar institucionit të tij. Sipas Gjatës, në mbledhjen e sotme do të shikohet dhe mundësia e vendosjes së sekuestros nga prokuroria për listën, që, sipas tij, ka dalë në mënyrë antiligjore nga institucioni i KQZ-së.