E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet hajduti i banesave

15/03/2005  Efektivat e policisë kriminale të Komisariatit nr.1 arrestojnë një hajdut banesash dhe shpallin në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut bëjnë të ditur se, Klodian Dede është autor i 4 grabitjeve të shtëpive. "Bëmat" e tij janë kryer në harkun kohor 16 janar 2005 - 7 mars 2005. 29-vjeçari mësohet se e ka pranuar akuzën. Atij iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 2 palë doreza leshi, 2 kuleta, 1 kuti me 10 fishekë, 2 karikuese telefoni dhe vidio. Këto sende ishin vjedhur në banesat e mësipërme. Kjo vepër parashikoeht nga neni 134 e 25 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›