E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindja, plagos shokun

15/03/2005  Ka mjaftuar një grindje ordinere mes shokësh, që të hyjë në përdorim thika. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës bëjnë të ditur se, mbrëmjen e së dielës në rrugën "Siri Kodra" ka ndodhur një plagosje. F.C, vetëm 15 vjeç ka goditur pas një sherri M.SH., i cili është aktualisht jashtë rrezikut për jetën në Qendrën Spitalore Universitare. Të njëjtat burime pohojnë se dy adoleshentët ka gjasa të jenë grindur për motive të dobëta, që nuk përjashtohet të kenë patur lidhje me ndonjë vjedhje. Policia mendon kësisoj, duke u nisur nga fakti që dy protagonistët e kësaj historie kanë qenë dënuar më parë për grabitje. Nisur nga kjo e përbashkët, blutë kanë terren të lirë të mendojnë se minorenët kanë qenë shokë dhe janë grindur për "punë". F.C., autor i plagosjes, akuzohet se ka konsumuar veprën e parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›