Pollo e Meta në proporcional sipas votave

15/03/2005 Gjinushi, Xhuveli dhe Ceka garantojnë vendin e parë për mandatet që jepen nga përqindjet e partive
Partitë e djathta nuk do të tolerojnë as kryetarët në renditjen e listës
Forumet e partive politike janë përfshirë së fundi nga debati për formulën e listës së mandateve të deputetëve prej proporcionalit. LSI, PDR dhe LZHK-ja kanë vendosur që dhe kryetarët e partive të kenë të njëjtin pozicion me konkurrentët e tjerë në listën e proporcionalit. Në rast se krerët do të marrin më pak vota nga kandidatët e tjerë, ata nuk do të marrin mandatin e deputetit. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, nga 140 deputetë, 40 zgjidhen nga lista shumemërore dhe 100 nga votimi i drejtpërdrejtë. Partitë që fitojnë mbi 2.5 për qind të votave dhe koalicionet që fitojnë mbi 4 për qind, do të kenë të drejtën që të përfitojnë prej kësaj liste. Sipas formulës, që është përcaktuar në Kodin Zgjedhor, partitë që kanë më shumë se 40 deputetë të zgjedhur në mazhoritar, do të kenë më pak të zgjedhur nga proporcionali, ndërsa duket se më shumë do të përfitojnë, prej listës së 40 deputetëve, partitë që kanë mbi 2.5 për qind në proporcional dhe më pak në mazhoritar. Ndërsa partitë e vogla kanë vendosur që në listën e proporcionalit të mos vendosin asnjë emër, pasi mandatin e deputetit do ta marrë ai kandidat që merr më shumë vota në zonën e tij.
Opozita
Partia Demokrate e Reformuar duket se edhe këtë vit nuk do të tolerojë as kryetarin e
saj në sistemin proporcional. Burimet thanë se renditja për listën e proporcionalit do të
jetë sipas votave që secili kandidat do të marrë për partinë në zonën e tij. Ashtu si
dhe një vit më parë, as kryetari Genc Pollo nuk do të shihet me prioritet, por do të
jetë i barabartë me konkurrentët e tjerë. Po të njëjtin sistem ka zgjedhur dhe Lëvizja
për Zhvillim Kombëtar. Por, ndryshe nga PDR, LZHK-ja nuk ka një kryetar partie, pasi
është e përbërë nga disa parti politike dhe drejtohet nga pretendenti i fronit mbretëror,
Leka Zogu, i cili pritet që të mos kandidojë për deputet. Ndryshe nga këto forca
politike, Partia Republikane pritet që të vendosë kryetarin e partisë si figurën e parë
në listën e proporcionalit, ndërsa të tjerët do të renditen sipas votave që kanë marrë
për sistemin proporcional në zonat e tyre. Megjithatë, formula përfundimtare ende nuk
është miratuar nga strukturat përkatëse.
Mazhoranca
Ndryshe nga forcat politike të opozitës, partitë e mazhorancës kanë vendosur që
kryetarët të jenë të sigurtë për mandatin e deputetit, ndërsa mandatet e tjerë do të
merren sipas numrit të fletëve të votimit të fituara në sistemin proporcional. Burimet
nga PSD-ja kanë bërë të ditur se Skënder Gjinushi do të renditet i pari në listën
proporcionale të partisë, ndërsa pjesa tjetër do të lihet sipas numrit të votave. Po
kështu do të veprojë dhe Partia Agrare Ambientaliste, e kryesuar ngaLufter Xhuveli, si
dhe Aleanca Demokratike, me Presidentin Neritan Ceka. Në të kundërt me këta,
Lëvizja Socialiste për Integrim në listën proporcionale do të vendosë të parët ata
konkurrentë që do të fitojnë më shumë vota për proporcionalin. Në këtë sistem
është përfshirë dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Gjithsesi, burimet kanë bërë të ditur
se kjo është një formulë, e cila do të miratohet nga forumet përkatës, të cilat kanë
të drejtën që të ndryshojnë këtë propozim.
Paskal Milo
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka kërkuar dje bashkimin e koalicionit të majtë për zgjedhjet parlamentare. Sipas kreut të PDS-së, drejtuesit e partive të majta nuk duhet të kufizohen vetëm në deklaratat për bashkëpunim, por duhet të ndërmarrin hapa konkrete. "E majta duhet të shkojë e bashkuar. Nuk mjaftojnë deklaratat politike të kryetarëve të partive, por duhet të konkretizohen hapat e bashkëpunimit, në rast se ka një ide të qartë nga socialistët", tha dje Milo, në një prononcim televiziv. Sipas tij, ky është momenti kur e majta duhet të lërë mënjanë kundërshtitë dhe pakënaqësitë e të ndërtojë një platformë bashkëpunimi. "Nuk ka rrugë tjetër përballë një të djathte më të organizuar, më të etur dhe më e uritur për pushtet", tha Milo.
Neni 67
Ndarja e 40 mandateve plotësuese
a) partitë që fitojnë më pak se 2,5 për qind dhe koalicionet e partive që fitojnë më pak se 4 për qind të votave të vlefshme në të gjithë vendin, nuk përfitojnë nga mandatet plotësuese. Për të përcaktuar përqindjen e koalicionit që paraqet listë të përbërë, totali i numrit të votave të vlefshme të koalicionit formohet duke mbledhur votat që ka marrë veçmas secila parti, ose koalicion në pjesën e votimit proporcional të fletës së votimit;
b) numri i votave të vlefshme të fituara nga çdo parti ose koalicion, që kalon pragun përkatës, pjesëtohet me shumën e votave të vlefshme, të fituara prej tyre në shkallë vendi dhe rezultati shumëzohet me 140. Secilës prej këtyre partive ose koalicioneve i caktohet fillimisht një numër i përgjithshëm mandatesh, i barabartë me numrin e plotë që del nga llogaritja e mësipërme. Mandatet që mbeten u caktohen partive, ose koalicioneve me mbetjet dhjetore më të mëdha. Në rast se mbetjet dhjetore për mandatin e fundit janë të barabarta, mandati caktohet me short;
c) për të përcaktuar numrin e mandateve plotësuese, që përfiton çdo parti ose koalicion, nga numri i mandateve të caktuara sipas shkronjës “b” të këtij neni, zbritet numri i mandateve të fituara nga çdo parti, ose koalicion në zonat njëemërore. Në rast se diferenca është negative ose zero, partia ose koalicioni përkatës mban vetëm mandatet e fituara në zonat njëemërore;
ç) pavarësisht nga shkronja “b”, në rast se:
i) në një ose më shumë zona njëemërore fitojnë kandidatët e pavarur;
ii) në një ose më shumë zona njëemërore fitojnë kandidatët e partive ose të koalicioneve që nuk e kalojnë pragun përkatës; ose
iii) partitë ose koalicionet që kalojnë pragun përkatës fitojnë më shumë mandate në zonat njëemërore sesa do t’u takonin në bazë të shkronjës “b”;
ndarja e mandateve plotësuese mes partive dhe koalicioneve, për të cilat diferenca e parashikuar në shkronjën “c” është pozitive, bëhet në bazë të formulës së mëposhtme:
N = (A – B) [40/(40 + C)], ku N është numri i mandateve plotësuese, që përfiton partia ose koalicioni; A është numri i mandateve që i caktohet partisë, ose koalicionit sipas shkronjës “b”; B është numri i mandateve të fituara prej tyre në zonat njëemërore dhe C është shuma e mandateve të fituara, sipas pikave “i”, “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje (në rastin e pikës “iii”, mblidhet vetëm teprica). Secilës prej këtyre partive ose koalicioneve i caktohet fillimisht një numër mandatesh plotësuese, i barabartë me numrin e plotë që del nga llogaritja e mësipërme. Mandatet që mbeten u caktohen partive, ose koalicioneve me mbetjet dhjetore më të mëdha. Në rast se mbetjet dhjetore për mandatin e fundit janë të barabarta, ai caktohet me short;
d) deputetët zgjidhen nga listat shumemërore të partive ose koalicioneve, sipas renditjes në to.
nga kjo
PD në pritje të aleatëve
Koalicionet, që do të bëjë PD-ja me parti të tjera opozitare, do të vendosin dhe për formulën, që do të përdoret në listën e emrave të proporcionalit. Burime në PD shprehen se, deri më tani, nuk është diskutuar akoma për emrat, që do të përbëjnë listën e proporcionalit, si dhe për formulën që do të përdoret për të. PD do të presë rezultatet e bisedimeve për koalicionet dhe më pas do të vendoset për emrat e proporcionalit. Kërkesat e aleatëve të PD-së, përqindjet që do të vendosen nga bisedimet, duket se do të luajnë një rol të rëndësishëm në hartimin e listës plotësuese të Kuvendit. Gjithsesi, në listën shumemërore, përveç emrave, që do të propozohen nga aletatët, pritet që në krye të saj të zënë vend njerëzit që janë më afër kreut demokrat, Berisha. Pritet që, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, krerët më të lartë të PD-së të kandidojnë në zonat që konsiderohen si bastione të opozitës. Kjo do t'i krijojë mundësinë deputetëve që konkurrojnë në zona të lëkundura, për të marrë mandatin e deputetit në listën proporcionale. Megjithatë, këtë javë, pritet që të deklarohen koalicionet mes partive të opozitës. Tashmë, republikanët kanë deklaruar se do të jenë përkrah PD-së në votimet e verës, ndërsa pritet që dhe me PDR-në të arrihet në një marrëveshje pozitive.
PS në propocional do punoj për koalicionin
Partia Socialiste do të synojë që në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshmë të praktikojë formulën e mazhoritarit për kandidatët e saj dhe të proporcionalit për aleatët. Burime në PS-së shprehen për "Metropol" se kjo parti, në taktikat e saj politike, do të bëjë përpjekje që t'u sigurojë aleatëve të saj sa më shumë vende në listën proporcionale, ndërkohë që për listën e vetë propocionale kjo parti do t'u japë përparësi anëtarëve të kryesisë dhe kryetarit të partisë. Ndërsa aleatët në fushatën elektorale do të mbështesin kandidatët e PS-së në mazhoritar. Burimet theksojnë se hartimi i listës propocionale do të jetë formal, pasi PS-ja pretendon që të sigurojë deputetët që në mazhoritar. Pritet që PS t'u bëjë thirrje strukturave që në votat për partitë të ndihmojnë aleatët, pasi formula u kufizon partive të mëdha mandatet nga proporcionali. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë që kanë më shumë deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt do të kenë më pak mandate në listën proporcionale. Madje, në rast se një parti merr mbi 60 mandate në mazhoritar, nuk do të marrë asnjë deputet në proporcional, duke parë këtë, PS ka menduar të rrisë votat për aleatët, duke siguruar kështu shumicën e deputetëve të majtë në parlament. Kjo do të sjellë dhe sigurimin e të drejtës për të ngritur qeverinë e ardhshme.