Zogaj: Projekti i PS për lustracionin ishte projekt luftënxitës

Preç Zogaj, deputet i PD-së, duke folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut vlerësoi raportin i cili sipas tij, në tërësi është realist ku pohohen arritjet e qeverisë, ku evidentohen problemet e demokracisë, ku ka citime për kritikat që i bëjnë mediat politikës merr një rëndësi dhe seriozet të madh. Një tjetër çështje tepër e përfolur në politikën shqiptare dhe e prekur edhe në raportin e DASH është edhe ligji i lustracionit, i cili nuk është lënë pa përmendur edhe nga deputeti Zogaj, i cili projektin e PS-së e ka cilësuar projekt luftënxitës.
Sipas tij, raporti duhet të shndërrohet në një dokument të një bashkëpunimi të ri mes SHBA-së e Shqipërisë për të realizuar një demokraci të përsosur. Nëse DASH, apo Uithers do të ishte njohur me projektin e PS, i vetmi projekt që kanë paraqitur në kuvend tashti e katër vjet, do të kishin vënë duart në kokë, një projekt luftënxitës, një projekt që gjoja për ndarjen nga e kaluara, nxjerr të pastër Partinë e Punës së Shqipërisë, presidiumin e kuvendit popullor, institucionet e diktaturës, ka theksuar Zogaj. Duke iu drejtuar deputetëve të majtë, ai ka theksuar se për faktin që ka mbetur projekt nuk është shprehur kush, por kjo mazhorancë nuk mund të mos ju çarmatosë ju nga armët e shantazhit, sepse keni dëshirë të bëni shantazh, por përkundrejt ligjeve që ju çarmatosin nga shantazhi, keni zakonin që hidheni përpjetë. Ndër të tjera, deputeti Zogaj ka theksuar se edhe për këtë ligj, mazhoranca duhet të shikojë në sensin e vlerësimit të institucioneve të diktaturës me qëllim që ligji të përmirësohet. SHBA janë aleat serioz dhe më i rëndësishëm i Shqipërisë. Raporti të shndërrohet në një dokument të dialogut të ri me qëllim që demokracia e re të përfitojë, ka veçuar deputeti Zogaj. Gjithashtu, ai ka vlerësuar SHBA si një vend mik, aleatë që lidh gjërat më të rëndësishme. SHBA, është instancë e lartë e lirive dhe të drejtave të njeriut, e demokracisë, pa të Shqipëria do të ishte ende në karantinën komuniste, ndaj çdo deputet i një vendi ish komunist që e ndjen një lloj detyrimi për tu ulur përpara këtij tempulli të demokracisë dhe për të qenë i vëmendshëm, ndaj çdo vlerësimi që vjen prej andej, ka përfunduar Zogaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend duke vlerësuar këtë raport realist dhe kompleks ai ka veçuar faktin se Mendoj se raporti duhet të shihet me gjakftohtësi, me vëmendje, pa ndonjë nxitim. Duhet të jetë pjesë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis Shqipërisë dhe SHBA, duke marrë në konsideratë të gjitha problemet që janë shtruar në funksion të përmirësimit të situatës, ka vijuar Zogaj. Sipas tij, me amerikanët nuk mund folur në llogore, ku sipas tij disa deputetë flasin për shuplaka apo janë të gëzuar për ndonjë kritikë.Mendoj se nuk na ka hije se si deputetë të Shqipërisë të lexojmë në një mënyrë kaq meskine një raport kaq serioz, që shtron probleme serioze të demokracisë në Shqipëri. I kemi të gjitha mundësitë që raportin ta shohim në funksion të konsolidim me demokracinë në Shqipëri, ka theksuar Zogaj. Gjatë fjalës së tij, deputeti Zogaj ka veçuar edhe problemet që e shfaqura në këtë raport, ku veçon Gërdecin. Ne si maxhorancë kemi votuar për ti hequr mandatin një kolegu dhe prej këtij momenti, prokuroria është e lirë për të vazhduar, mbrojtja nuk është pengesë, sepse nuk do të kishte drejtësi, ka theksuar ai. Duke e cilësuar si një lajm të keq, faktin se edhe pse ka kaluar një vit nuk është nxjerrë asgjë e qenësishme nga prokuroria për Gërdecin, ai ka veçuar se kam përshtypjen se i keni mësuar pak keq prokurorët tanë që përballë mbrojtjes ankohen sikur po pengohen, i kanë të gjitha mundësitë për të hetuar, ka vijuar ai.