Berisha "Arbnori është i pazëvëndësueshëm"

16/05/2005 Kandidatura e Pjetër Arbnorit kundërshtohet nga baza
Nuk ka kaluar pa debat në mes të antarësisë Shkodër, caktimi i kandidaturës së Pjetër Arbnorit, në zonën numër nr.1 të këtij rrethi. Një pjesë e bazës ka udhëtuar dje nga Kopliku, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli, drejt PD-së, për të kundërshtuar përpara kreut demokrat, caktimin e kandidaturës së Arbnorit. Në këtë zonë të Shkodrës, ishte parashikuar të kandidonte deputeti Gjovalin Bzheta. Burime në PD, shprehen se Bzheta që prej rreth një muaji, kishte zbritur në bazë dhe po punonte me strukturat e atjeshme. Të njëjtat burime thonë se, vetëm disa ditë më parë lideri demokrat Berisha, i ka dhënë urdhër Bzhetës të ndërpresë punën, pasi kishtë vendosur që në këtë zonë të kandidonte Pjetër Arbnori, i mbetur pa zonë elektorale, pas marrëveshjes me PDR-në, ku zona e tij iu dha Nard Ndokës. Por, megjithëse baza e PD-së e zonës numër 1 ka protestuar në selinë e PD -së kundër kandidaturës së Arbnorit, Berisha nuk ka ka ndryshuar qëndrim përsa i përket kësaj çështjeje. "E konsideroj si të pakundërshtueshme kandidaturën e Arbnorit. "Zoti Arbnori i bën nder Shqipërisë dhe mbarë Ballkanit, i bën nder lirisë më shumë se kushdo tjetër" tha Berisha. Shkodra, megjithëse konsiderohet si bastion i Partisë Demokratike, është e fundit në caktimin e kandidaturave në këtë rreth. Ndërkohë, dje, dega e PD-së Shkodër, ka kërkuar që në përzgjedhjen e kandidaturave të merren parasysh edhe propozimet e saj. Në zonën numër 1, Arbnori do të ketë përballë kandidatin Socialist, Paulin Stërkaj. Deputeti i PD-së që prej 15 vjetësh është deputet në parlamentin shqiptar, ndërsa në vitet 1992-1996, ka qernë kryetar i Kuvendit Popullor. Baza e PD-së pretendon se Arbnori për shkak të moshës së tij të vjetër, jo vetëm që nuk mund t'i bëjë ballë fushatës së kandidatit socialist, por nuk mundet as të përfaqësojë denjësisht elektoratin e kësaj zone në parlament. Pjesa e revoltuar e bazës në zonën numër një, ka deklaruar se nuk do t'a mbështesë kandidaturën e dërguar nga qendra në zonën numër 1.