KOP: Do të rishikojmë koston dhe do heqim TVSH-në për energjinë

15/05/2005 Partia Demokratike prezanton strategjinë për elektroenergjitikën
"Një kilovat blihet në bursë me 19 cent, ndërsa shqiptarëve u shitet me 45 cent"
Komiteti i Orientimit të Politikave dhe Partia Demokratike, kanë prezantuar dje, strategjinë e përmirësimit të situatës së energjisë elektrike, në rast se opozita fiton zgjedhjet. Ulja e TVSH-së për energjinë, liberalizimi në sistemin shpërndarës, lufta pa kompromis kundër korrupsionit në KESH, rregullimi i çmimit me qëllim që të reflektohet kostoja reale e energjisë si dhe reduktimi deri në 210 kilovat orë i faturës afrofe, nga 600 që është sot, ngritja e hidrocentraleve të vegjël dhe TEC-ve në zona të ndryshme të vendit, janë disa nga pikat ku mbështetet strategjia e PD-së për elektroenergjitikën.
Strategjia
Relatori i strategjisë për energjinë, Ymer Balla, tha në fjalën e tij se, situata e krijuar ka ardhur si pasojë e abuzimeve që është bërë në sistemin tonë energjitik, gjatë 8 vjetëve të qeverisjes socialiste. Sipas Ballës, sot vetëm 13.8 e kontraktuesve të KESH, arrijnë të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike, dhe kjo gjë, ka ndikuar drejtpërsëdrejti në uljen e ritmeve të ekonomisë. Reformat që do të ndërrmarë PD në rast se fiton zgjedhjet, kanë si synim nënshtrimin e këtij sektori të ekonomisë në kushtet e konkurencës së tregut. KOP është i mendimit se mbajtja monopol e energjisë nga shteti, ka sjellë dhe rritjen e pajustifikuar të çmimit. Strategjia e PD-së parashikon liberalizimin dhe futjen e operatorëve të tjerë në treg në sektorin e energjisë. Gjithashtu, heqja e TVSH për një periudhë disa vjeçare, do të ndikojë sipas teknicienëve të KOP, jo vetëm në uljen e çmimit të energjisë, por edhe në rritjen e numrit të personave që paguajnë energjinë. Nga ana tjetër, PD premton për vitet e para të qeverisjes, reduktim të faturës afrofe në 210 kilovat nga 600 për personat që nuk kanë matësa të energjisë, ndërsa në vitet e ardhshme, heqjen përfundimtare të saj. Në tryezën e djeshme, vendosja e çmimeve afrofe në përmasa të tilla, është cilësuar si vjedhje nga teknicionet e KOP.
Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi në fjalën e tij përmirësim të situatës energjitike në vend, brenda 9 muajve të parë të qeverisjes, në rast se opozita fiton zgjedhjet. Sipas tij, kriza energjitike ka ardhur si pasojë e korrupsionit dhe abuzimit që të majtët kanë bërë në këtë sektor të ekonomisë. Berisha tha se, qeveria dhe drejtori i KESH, abuzojnë dhe me tenderat e blerjes së energjisë. "Nuk ka se si shpjegohet që një kilovat orë energji blihet me 19 cent në tregun botëror, dhe u shitet konsumatorëve shqiptarë me 45 cent. Vetë Nano, merr 25 përqind të të gjithë tenderave që zhvillon Andisi i KESH-it. Çështja e energjisë elektrike përbën një emergjencë reale. Nuk ka zhvillim, nuk ka investime, nuk mund të ketë krijim vendesh pune, në rast se ne nuk sigurojmë furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, për biznesin shqiptar" tha Berisha.
Heqje e TVSH për energjinë
Bllokimi i rritjes së çmimeve
Eliminimi hap pas hapi i faturës afrofe
Vendosja e Matësave të energjisë
Rishikim i çmimit të energjisë
Riformulim i kontratave të KESH
Ndërprerje e penalizimit kolektiv
Rehabilitimi i HEC-eve
Rehabilitim i sistemit të Shpërndarjes
Privatizimi i shpejtë i sektorit të shpërndarjes
Privatizimi i sektorit të prodhimit
30 përqind e KESH të privatizohet nga punonjësit