E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk do të lejojmë ndotjen”

16/05/2005  Mjedisi diksutohet në Sarandë nga KOP

SARANDE - Problemet mjedisore kanë qenë dje, objekt i një takimi të Komitetit te Orientimit te Politikave pranë Partisë Demokratike, zhvilliuar në Sarandë.

Në takim ku merrnin pjesë edhe drejtues lokalë të PD, ishte i pranishëm edhe kandidati i kësaj partie për zonën elektorale 99 Besnik Aliaj.

Në takimin e djeshëm u fol dhe u diskutua për problemet mjedisore që shqetësojnë sot vendin tonë.

Ndërkohë, Aliaj, nuk la pa përmendur edhe alternativa për zonën e tij elektorale.

“Nuk do të presë shirita dhe nuk do të servir mish të pjekur dhe birra, por projekte për Sarandën dhe Ksamilin”, bëri të ditur Aliaj.

Në takimin me anëtarë të KOP, Aliaj bëri të ditur se, “nuk jam i prirur të përuroj ndërtime rrugësh, ndërkohë që nuk është bërë asgjë ne 8 vjet qeverisje. Unë do të jem pranë komunitetit me projekte konkrete dhe me problemet që e shqetësojnë këtë komunitet. Kurora e gjelbër e Sarandës është shkatërruar dhe gërryerjet e saj kanë dëmtuar rëndë dhe akuariumin e Sarandës, pra detin që po shkatërrohet edhe nga gjuetia e paligjshme dhe e shfrenuar e gjallesave nënujore me dinamit dhe lëndë të tjera plasëse. Kjo nuk do të lejohet siguroi ai, në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë gjëra të tilla pasi, nuk do të kemi kurajon të kerkojmë më turista në një qytet që shkon drejt shkatërrimit të plote të tij”, u shpreh Aliaj.

Për anëtarin e KOP, njëkohësisht dhe specialist në fushën e mjedist, Taulant Bino, Shqipëria ka një nivel të lartë të ndotjes së mjedisit. Ai vuri theksin veçanërisht në ndotjen e burimeve ujore dhe ujrave bregdetare.

“Shqipëria është kryeqyteti i ndotjes në kontinentin europian. Ndotjet janë në fusha të ndryshme si ndotja e burimeve ujore, ndotje të ujrave bregdetare, ndotja industriale, ndotja e lartë e ajrit, dhe shumë ndotje të tjera që i shtohen mjedisit në Shqipëri në çdo moment. Dëm i madh i shkaktohet mjedisit edhe nga erozioni masiv që po kthehet në një problem gjithnjë e në rritje”.

Në planet KOP, sipas diskutimeve dje, për mjedisin i lihet një vend i veçantë dhe ndryshimit të infrastruktures ligjore ne këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›