E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Po i njohu OSBE zgjedhjet nuk do pranojmë kontestime nga partitë"

16/05/2005  Havier Solana thotë se 3 korriku duhet ti japë fund tranzicionit 15 vjeçar

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian Havier Soalana në një intervistë dhënë për Top Channel, është shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të jenë testi përfundimtar për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Sipas Solanës, këto zgjedhje duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe jo vetëm pëmrirësime në krhasim me zgjedhjet e kaluara. Raportet e organizmave monitoruese do të jenë vendimtare për BE-në dhe nuk do të merren parasysh ankesat e partive politike. Solana thotë se zgjedhjet e ardshme parlamentare janë rasti më i mirë poër ti dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur shqiptar si dhe një shans për të nxjerrë nga skena politike fajtorët politikë të këtij tranzicioni. Sekretari i përgjithshëm i BE-së nuk preferon të japë data se kur Shqipëria do të jetë anëtare e BE por rekomandon zgjedhje të lira, qeverisje më të mirë dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çfarë standartesh duhet të kenë zgjedhjet e ardshme në Shqipëri dhe çfarë duhet të përmirësohet tek ato në krahasim me zgjedhjet e kaluara?

Zgjedhjet e mëparshme nuk ka qenë përfekte por këto zgjedhje duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Jo pak më të mira se të mëparshmet, por e përsëris të lira dhe të ndershme. Nëse ndodh kështu, dhe unë besoj se njerzit duhet të bëjnë të gjitha përpjeket për të bërë zgjedhje të lira, ky do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur drejt nintegrimit në BE. Por nëse zgjedhjet nuk do të zhvillohen siç duhet atëherë do të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet me BE. Ndaj apeli im është që të bëni të gjitha përpjekjet jo për të arritur zgjedhje më të mira, por totalisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është ajo për të cilën keni nevojë dhe këtë duam edhe ne me qëllim që të kemi një qëllim të përbashkët për të ardhmen tuaj.

Shpesh herë në vlerësimin e zgjedhjeve merren parasysh dhe jkontestimi i partive që humbin. Ne kemi një përvojë pavarësisht se nga organizatat monitoruese është thënë se nuk ka pasur parregullsi. A do të merren parasysh këto kontestime nga BE?

Zakonisht BE vlerëson vlerësimin që i bëjnë zgjedhjeve organizatat si OSBE dhe monitorues nga KE. Kur ata thonë se zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme atëherë asnjë në BE nuk pyet dy herë. Asnjë nuk dyshon në këto vlerësime, organizatat që janë në kontroll të monitorimit janë ato që vlejnë për ne dhe nëse ato thonë se zgjedhjet janë organizuiar siç duhet atëherë mos kini frikë, sepse edhe ne do të themi se zgjedhjet kanë plotësuar standartet e kërkuara. Por nëse ata i kritikojnë ne do të duhet t'i besojmë ata.

Duke parë raportet e BE-së në zgjedhjet e mëparshme është vënë re që pavarësisht se ka psur kritika ato janë cilësuar korrekte politikisht. Ose siç mund të shprehemi më qartë nuk përmenden emra, apo fajtorë. A mendoni se do të ishte më mirë të ishit më specifikë në raportet pas këtyre zgjedhjeve që edhe ne ta kemi më të qartë se ku qëndrojnë problemet, dhe kush ka penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve dhe kush është përpjekur për ti bërë ato të lira dhe të ndershme?

Ne nuk jemi ata që monitorojmë zgjedhjet dhe për këtë ka organizata të posaçme. Ata kanë bërë një punë të mirë dhe kanë kryer monitorime në shumë vende të botës. Unë nuk i them atyre se si t'a bëjnë punën por i besoj ata në çdo gjë që thonë.

Të flasim pak për problemim e asoçim stabilizimit. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes si e shihni ecurinë e Shqipërisë në plotësimin e standarteve të kërkuara?

Kam qenë vazhdimisht në kontakt me liderët tuaj. Me kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme. Ata e kanë të qartë se në çfarë sektori duhen bërë përmirësime dhe qeverisja e mirë është një pikë kyçe në stabilitetin e një vendi. Stabiliteti nuk matet vetëm me zgjedhje por edhe me një qeverisje të mirë, me përpjekje në luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Këto gjëra janë themelore për të patur një vend solid dhe një partner solid të BE-së. Ne i kemi sytë nga vendi juaj dhe po presim më shumë përparime dhe do të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për t'ju ndihmuar. Por jeni ju ata që duhet të vini në lëvizje vendin tuaj. Ne mund t'ju shoqërojmë në rrugën drejt progresit por ju jeni të parët që duhet të bëni të gjitha përpjekjet për ndryshim.

Ju përmendët korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mendoni se këto janë problemet më të mëdha?

I dhashë si shembuj por megjithatë ato janë të rëndësishme. Lufta kundër tyre forcon strukturat sociale të vendit tuaj dhe strukturat politike. Por nuk janë të vetmet probleme. Ka shumë elementë të tjerë që duhet të llogariten dhe ndikojnë në përparimin e vendit drejt BE-së. Ne po përpiqemi që të shohim ecurinë.

Politikanët tanë këto vitet e fundit kanë caktuar data se kur Shqipëria doi të hyjë në BE. Ju mund të na thoni ndonjë datë më të saktë?

Mua nuk do më dëgjosh kurrë të jap ndonjë datë specifike. Eshtë gabim të specifikosh datën e hyrjes. Më e rëndësishme është të përcaktosh detyrat. Dyert e BE-së nuk do të hapen duke përmendur vite. Dyert do të hapen duke bërë punën e duhur dhe në mënyrë të tillë që përputhen me objektivat e BE-së.Ky është i vetmi çelës për të hapur dyert dhe jo deklarata të tilla. Loja me datat në fund të fundit mund të komplikojnë opinionin publik dhe mund ta çiorientojnë atë. Mendoj se është më mirë që të keni një sens drejtimi dhe një plan për të motivuar njerzit që të bëjnë gjërat e duhura.

Pra këto parashikime janë të paarsyeshme?

Nuk është fare e arsyeshme të luash me këto data gjatë gjithë kohës. Koha për të hyrë në BE nuk ka arritur, por edhe në rast se arrin ajo do të shkaktojë aq shumë kënaqësi sa nuk do të jetë nevoja për përcaktime të tilla kohore.

Gjatë kësaj fushate disa parti i janë ktyher ngjarjeve të vitit 1997. A mendoni se këto parti duhet ti rikthehen asaj periudhe për të fituar mbështetjen e votuesve?

Për mendimin tim votuesit fitohen duke parë drejt së ardhmes. Duke i ofruar popullit një të ardhme të begatë dhe duke përcaktuar hapat që do të afrojnë këtë të ardhme. Të shohësh prapa, përveç rasteve kur ka një ngjarje dramatike për t'u zgjidhur është një humbje kohe. Eshtë më e rëndësishme të shohësh drejt së ardhmes dhe të vendosësh një mekanizëm për të rrituer sa më shpejt mirëqënien.

Gjatë 15 viteve të fundit skena politike është dominuar nga dy lidëret kryesorë Nano dhe Berisha. A mendoni se ka ardhur koha që të ketë një frymë të re në politikë?

Kjo ju takon juve ta thoni nuk më takon mua. Nëse jeni të lodhur nga liderët tuaj atëherë ndryshojini ata. Por këtë e vendosni vetëm ju. Ju keni mundësi që në demokraci të vendosni, dhe mund të ushtroni të drejtën për të ndërruar udhëheqësit

Si i shihni marrëdhëniet mes partive politike në Shqipëri. A mendoni se këto marrëdhënie disi konfliktuale vonojnë disi integrimin?

Ju e dini më mirë se unë si janë marrëdhëniet mes partive politike. Ato kanë krijuar shumë probleme në të kaluarën, ka ptur momente tensionimi të situatës. Shpeshherë pa arsye të rëndësishme dhe me themel. Acarimi i marrëdhënieve ka ngadalësuar periudhën e tranzicionit më shumë se sa njerzit do të donin ta pranonin. E përsëris, ju keni një mundësi më shumë për të kërkuar atë që dëshironi nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe përfitoni nga kjo mundësi sepse populli gjiothmonë ka fjalën e fundit që do të vendosë për të ardhmen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›