Gjuetia pa kriter, kërcënim për liqenin

16/05/2005 Peshku rrezikon zhdukjen nga peshkatarët joprofesionistë
SHKODËR - Resurset natyrore të peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga gjuetia pa kriter. Ky fenomen, karakteristikë që në fillim të viteve ‘90, erdhi duke u bërë më i mprehtë gjatë viteve në vazhdim,me rritjen e numrit të personave që ushtrojnë peshkimin në ujërat e liqenit dhe të lumit.
Në lidhje me këtë problem, specialisti i peshkut, në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit në Shkodër, Rasim Suma, shprehet se, si pasojë e ushtrimit të peshkimit me lëndë plasëse dhe energji elektrike, në periudha dhe vende të ndaluara, është ulur ndjeshëm sasia e peshkut të zënë. Përveç kësaj, janë shkatërruar dhe dëmtuar ndjeshëm ekosistemet, ka pasur mbishfrytëzim të burimeve dhe, është rrezikuar riprodhimi i gjeneratave të reja në Liqenin e Shkodrës, faktor që shpie në një humbje të madhe ekonomike dhe zvogëlon kontributin e madh ushqimor që sjell peshku.
Në bazë të shifrave të nxjerra në bashkëpunim edhe me specialistët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, rëniet më të mëdha, që shkojnë deri në 50 për qind, llogariten në speciet autoktone, dhe sidomos në ato migratore si levreku, ngjala, qefulli.
Deri në vitin 1991, ziheshin 200 deri 250 ton peshk në vit, nga këto specie, ndërsa në vitet e mëpasme zënia pësoi rënie të theksuara, derisa, sot llogariten vetëm 20 - 23 ton në vit.
Si shkaktarë kryesorë të kësaj rënie, llogariten mbipopullimi i peshkatarëve dhe gjuetia pa asnjë kriter.
Po të vëresh dhe krahasosh numrin e peshkatarëve, shihet se, ndërsa në vitin 1991 kishte 100 peshkatarë, nga viti në vit numri i tyre erdhi në rritje, derisa viti 1999 arriti kulmin me 800 peshkatarë.
Më pas, u vu re njëfarë rënie e numrit të peshkatarëve, si pasojë e mos plotësimit sa duhet të të ardhurave të tyre, gjë që erdhi jo vetëm nga rënia e sasisë së peshkut, por edhe nga mosnjohja siç duhet e fushës së peshkimit. Aktualisht, në ditët e sotme numërohen rreth 500 peshkatarë.
250 tonë peshk
në vitin 1991
23 tonë peshk
në vitin 2004
100 peshkatarë
në vitin 1991
800 peshkatarë
në vitin 1999
500 peshkatarë
në vitin 2005
Specialisti Rasim Suma propozon për frenimin e peshkimit të paligjshëm
“Kryesorja, sensibilizmi për pasuritë ujore”
Në lidhje me rrugëzgjidhjet për të frenuar problemet e peshkimit dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të kësaj fushe, specialisti Rasim Suma shprehet se, “gjithmonë ka rrugëzgjidhje dhe gjithmonë flitet për rrugëzgjidhje. Por unë mendoj se, nuk është shumë e vështirë që të flasësh për rrugëzgjidhje, në drejtim të ruajtjes dhe shfrytëzimit racional të peshkimit. Ligjet biologjike ekzistojnë në favor të kësaj fushe, por vështirësia qëndron në zbatimin e tyre. Edhe sjellja e ekuilibrit të strukturave peshkore në nivelin e zhvillimit të mëpërparshëm, nuk është e pa arritshme, por natyrisht, kërkon studime të shoqëruara gjithmonë me investime. Nga ana tjetër, duhet punuar për një sensibilizim të të gjithë qytetarëve rreth liqenit apo edhe lumit që, të shmangin dukuritë negative, duke eliminuar krejtësisht gjuetinë joracionale të peshkut. Përveç kësaj, duhet që të gjitha strukturat komunitare, të krijojnë një tjetër vizion, duke krijuar një vlerësim për të gjitha pasuritë ujore në dobi të komunitetit. Ky do të ishte një ndryshim thelbësor, që do të ndihmonte në trajtimin e duhur të të gjitha burimeve të peshkut, që vlerësohen si mjaft të vlefshme për ndikimin që kanë në ekonominë jo të mirë, që ka përfshirë banorët e zonës së Shkodrës”.
Rrugëzgjidhja sa më e shpejtë
“Ruajtja e florës dhe faunës së Liqenit, rëndësi parësore”
Për të ruajtur tërësinë ujore, faunën e florën e Liqenit të Shkodrës nga ndërhyrjet e jashtme, mjaft negative, si dhe për të rritur shtimin dhe vlerën e peshkut, specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë, kanë përpiluar edhe disa pika që kërkojnë një rrugëzgjidhje sa më të shpejtë.
Sipas tyre, krijimi i strukturave të afta kontrolluese në përputhje me legjislacionin ndërkufitar, do të siguronte ruajtjen e specieve kryesore të liqenit.
Një pikë tjetër që specialistët mendojnë se duhet të ndërhyhet, është edhe detyrimi i gjuajtësve të peshkut, nga shteti, për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të bëhet i mundur sigurimi, ruajtja dhe administrimi sa më efektiv i burimeve të gjalla ujore.
Gjithashtu, dhe mbrojtja e rehabilitimi i vendeve kryesore të prodhimit dhe i vendstrehimeve të peshqve, si dhe futja e proçeseve të konservimit dhe të transformimit, në përputhje me standartet europiane, në mënyrë që të arrihet krijimi i një mbivlere në të gjitha produktet e peshkut, është parë si e domosdoshme, nga ana e specialistëve të bujqësisë dhe ushqimit, për të shpëtuar llloje të ndryshme të peshqeve nga zhdukja.
Riaktivizimi i akuakulturës, duke u bazuar në të gjitha kriteret e nevojshme, nisur dhe nga pozita gjeografike e Shkodrës, pritet që do të sjellë jo vetëm shtimin e peshkut për konsum, por edhe shfrytëzimin e të gjitha burimeve ujore dhe tokësore, në përshtatje me ruajtjen e vlerave të ambientit si dhe, kalimin i një pjese të peshkatarëve në alivamentë, pra rritësa të peshkut.
Për investime të tilla, kushtet natyrore janë mjaft të favorshme në një zonë mjaft të gjërë të Shkodrës, pasi është e rrethuar me ujëra që të krijojnë mundësi të mëdha, për të zhvilluar një sektor të fuqishëm peshkimi, gjë që do të ndikojë në rritjen ekonomike të rajonit, si pasojë e rritjes së punësimit, rritjes së të ardhurave që sjell kjo fushë, si dhe rritjen e ushqimit për popullsinë.
Një kujdes i veçantë, duhet të tregohet edhe ndaj peshkimit sportiv, që ka qenë gjithmonë mjaft i përhapur dhe i zhvilluar në rajonin e Shkodrës, për shkak të vlerave argëtuese e çlodhëse, pa harruar ato turistike.
Në vitet e fundit, është theksuar dukshëm, mungesa e vendeve të ndryshme, në shërbim të amatorëve, të cilët janë ndjerë të privuar nga sporti aq i bukur e tërheqës i peshkimit.
Në vendet e tjera të botës, i kushtohet një vëmendje e veçantë peshkimit sportiv dhe formave të tij, pasi ai ndikon në shtimin dhe zhvillimin e ekoturizmit në përgjithësi.
Liqeni i Shkodrës, shtëpia ideale e 45 lloje peshqish
Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, përmban në brëndësi të tij, rreth 45 lloje peshqish, prej të cilëve, më tepër se gjysma jetojnë vazhdimisht në ujërat e tij, dhe pjesa tjetër, ndodhet nën efektin e migrimit biologjik.
Janë rreth 12 lloje peshqish, si blini, ngjala, qefulli, levreku, kubla, shtojza dhe disa të tjerë të kategorisë së vogël, që normalisht shkojnë e vijnë në detin Adriatik nga liqeni, nëpërmjet lumit Buna.
Një grup tjetër peshqish, vijnë në liqen nga ujërat e ëmbla që ndodhen përreth tij, siç është trofta e malit që ikën në verë në lumenj, dhe më pas në periudhën e vjeshtës shumohet, apo siç është edhe ngjala që riprodhohet në lumenj. Përveç mrenës së egër, që njihet si peshk i Liqenit të Ohrit, dhe vjen tek ai i Shkodrës nëpërmjet lumit Drin, janë të përhapur edhe peshqit e intruduktuar më përpara si karasi, ballgjëri, etj.
Por, Liqeni i Shkodrës është bërë i famshëm për peshkun krap, i cili ka gjetur vendin e tij ideal të rritjes. Kjo ka ardhur kryesisht nga karakteret subtropikale të këtij liqeni.
Krapi i njohur për mishin e tij shumë të shijshëm, është një peshk shumë i rëndësishëm i Liqenit të Shkodrës. Gjatësia e tij arrin mbi 1 m, ndërsa pesha deri në 20 kg.
Tradicionalisht, Liqeni i Shkodrës ka qënë burim jetese për banorët e rajonit.