Mësuesi 53-vjeçar i anglishtes,tenton përdhunimin e 9-vjeçares

16/05/2005 “Burg pa afat” për mësuesin pedofil
BERAT - Burg pa afat, është dhënë për mësuesin, i cili akuzohet se ka kryer akte të turpshme me të mitura. Dje në mesditë, në seancën e radhës në gjykatën e faktit në Berat, gjyqëtarja Margarita Buhali, ka vendosur masën e arrestit “burg pa afat”, për mësuesin 53-vjeçar Ismail Toska, i akuzuar për kryerje të veprave të turpshme me të mitura, akuzë kjo e parashikuar nga neni 108 i kodit penal.
Gjyqtarja ka qënë e të njëjtit mendim me prokuroren Ermonela Felaj, e cila duke u bazuar në denoncimin përkatës për mësuesin, ka kërkuar që gjykata të vendosë për të masën e arrestit burg pa afat, kohë kjo që i lihet në dizpozicion organit të akuzës prokurorisë, për të vazhduar hetimet për zbardhjen e komplet ngjarjes.
Ngjarja për të cilën mësuesi Ismail Toska mori masën e arrestit burg pa afat ka ndodhur dy ditë më parë në një shtëpi private ku mësuesi 53 vjeçar jepte mësimin e gjuhës së huaj angleze një grupi nxënësish të moshës 9 deri në 12 vjeç.
Ngjarja
Në një nga ditët që mësuesi ka mbajtur për të mësuar në orë suplementare një nxënëse 9-vjeçare, dyshohet se e ka ngacmuar atë seksualisht. Sipas organit të akuzës, dyshohet se e mitura me iniciale B. H. bënte së bashku me një grup nxënësish të kësaj moshe në lagjen “Çlirimi”, kursin e mësimit në gjuhën e huaj angleze, me mësuesin Toska. Por, në një nga ditët e kursit, dyshohet se mësuesi ka ngacmuar 9-vjeçaren seksualisht duke kryer vepra të turpshme.
Më parë ai i kishte thënë të miturës se ajo kishte nevojë për orë suplementare për mësimin e kësaj gjuhe, pasi ishte dobët me mësimin e gjuhës angleze. Dhe në një nga këto ditë, pas largimit të nxënësve të tjerë, mësuesi dyshohet se ka ngacmuar të miturën seksualisht.
Sipas denoncimit që dy prindërit e vajzës së mitur kanë bërë në polici, është pohuar se në mbasditen e dy ditëve më parë vajza ka shkuar e tronditur në shtëpi, dhe se ka qarë kur para i ka dalë mamaja e saj për ta pritur.
Në fillim 9-vjeçarja nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhur, por pas disa orësh që ishte tepër e tronditur dhe qante, mamaja e saj ka arritur ta bindë vajzën që ajo të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.
Denoncimi
Pasi vajza ka rrëfyer çfarë i kishte ndodhur, dy prindërit e saj të tronditur kanë shkuar menjëherë në polici dhe kanë bërë denoncimin përkatës.
Policia, pas denoncimit që kanë bërë prindërit e vajzës së mitur në organin blu, kanë ndaluar mësuesin 53-vjeçar Ismail Toska, ndërsa kanë hezituar në dhënien e njoftimit për median deri në përpilimin e aktit të ekspertizës nga mjeku ligjor dhe mjekët e tjerë gjinekologë, nëse janë kryer akte pedofilie nga mësuesi apo kanë mbetur në tentativë. Pas marrjes të këtij akti ligjor, policia ka vendosur masën e ndalimit dhe po brenda afatit ligjor, ka përpiluar edhe dosjen përkatëse për në organin e akuzës, për të vazhduar hetimet e mëtejshme rreth ngjarjes të rëndë.
Ky është është i katërti rast që ndodh në Qarkun e Beratit dhe i dyti rast që denoncohet brënda në rrethin e Beratit. Në të 3 rastet e para, mësuesit janë dënuar me burg deri në tre vjet, dhe janë përjashtuar nga puna.