Fatos Beja prezantohet kandidat i PD-së në Levan
16/05/2005 Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka prezantuar dje Fatos Bejën në zonën numër 71 në Levan të Fierit, si kandidatin për deputet të PD-së. Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja Topalli tha se, Beja ka qenë një ndër figurat më aktive të PD-së në këto vite. "Fatos Beja është një nga figurat qendrore më aktive në PD, duke filluar karrierën e tij si pedagog në Fakultetin Filologjik të Tiranës, ka vazhduar në Akademinë e Shkencave ku ka dhënë ndihmesën e vet të padiskutueshme, dhe për disa vjet rresht, ka qënë këshilltar i kryetarit Berisha në Presidencë", tha Topalli. Duke iu refereruar gjendjes në vend, nënkryetarja e PD-së tha se, edhe elektorati i majtë po ndjehet i tradhëtuar nga qeverisja e socialistëve, "Të gjithë ndjehen të tradhëtuar saj qeverisjes së keqe të socialistëve, të cilët na kanë dëmtuar edhe imazhin e ndërkombëtarëve për ne. Duhet ti japim fund njeherë e mirë kësaj gjendjeje kaotike. Shqiptarët janë kaq të mençur për të bërë ndryshimin.Kjo qeveri nuk e ka më moralin dhe të drejtën t’u kërkojë votat shqiptarëve. Nuk do të ketë më ndjesi më të hidhur të socialistëve të ndershëm, që do ta shohin veten të braktisur dhe të tradhëtuar nga lidershipi i tyre" tha Topalli.