Shtatzëna kanos me armë fqinjën, për një gardh
16/05/2005 Ndiqet në gjëndje të lirë
BERAT - Një grua në muajin e 9-të shtatëzanisë, ka kanosur me armë komshien, për një gardh, por ka përfunduar vetë për disa orë në dhomat e paraburgimit të policisë. Për 27-vjeçaren Vjollca Ziu, nuk është marrë masa e arrestit në flagrancë nga uniformat blu, për arsye se ajo është në muajin e fundit të shtatëzanisë.
Arrestimi
Sipas burimeve të policisë, Vjollca Ziu, banore e fshatit Çiflik, të komunës të Poshnjes, ka kanosur me një armë kallashnikov, kushërirën e saj Rajmomnda Ziu, pasi më parë është grindur për një konflikt pronësie, për lëvizjen e një gardhi nga vendi i mëparshëm që deri në atë moment ka qënë kufiri mes dy familjeve.
Policia ka vendosur që të fillojë proçedimin penal në gjëndje të lirë për 27-vjeçaren Vjollca Ziu, për veprat penale të kanosjes dhe të armëmbajtjes pa leje. Ndërsa pas përpilimit të dosjes me të dhënat dhe denoncimet përkatëse, i kanë kaluar organit të prokurorisë për të vazhduar hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes për të cilën akuzohet Ziu.
Ngjarja
Ngjarja për të cilën gruaja shtatëzanë mbërriti në dyert e komisariatit, edhe pse ishte në një gjëndje të atillë, ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Çiflik të komunës Poshnje.
Shkak për këtë sherr, është bërë një lëvizje e gardhit nga komshija e saj Rajmonda, e cila ka lëvizur gardhin që ishte kufi për ta ripërtërirë pasi ishte vjetërsuar.
Por shtatëzënës, lëvizja e gardhit nuk i ka pëlqyer, pasi sapo e ka parë ka shkuar menjëherë dhe i ka thënë që ta heqin gardhin dhe ta vendosin në vendin e mëparshëm.
Arma
Pasi ka hasur në kundërshtimin e komshies, të cilën e kishte edhe kushërirë të afërt dhe pasi janë grindur me fjalë, Vjollca ka shkuar në shtëpi dhe ka nxjerrë armën që mbante të fshehur, duke ia ka drejtuar Rajmondës e cila pasi ka parë armën, ka shtangur në vend dhe ka kërkuar ndihmë.
Më pas, kanë ndërhyrë komshinjtë dhe gjëndja është qetësuar. Pas lajmit të marrë, policia ka mbërritur menjëherë në vëndin e ngjarjes dhe pas denoncimit që ka bërë Rajmonda, ka bërë kontrollin në shtëpinë e Vjollcës.
Gjatë këtij kontrolli është arritur të gjendet një armë e tipit kallashnikov me numër serie 5918, që ka qenë pa fishekë.
Armën e gjetur policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.