Berisha: Asambleja e PS, si gjyqet sekrete të komunizmit
Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi mbledhjen e qeverisë për të bërë komentet e tij në lidhje me Asamblenë e PS-së të zhvilluar një ditë më parë. Duke vënë theksin te mungesa e mediave brenda kësaj mbledhjeje, kreu i qeverisë deklaroi se Asambleja socialiste i ngjante një gjyqi sekret të regjimit komunist. Gjatë fjalës së tij në takimin ndërministror Berisha theksoi se "shpreh kënaqësinë që mediat janë sot të pranishme këtu, sepse kur pashë dje që rrinin në distancë me kamera të ngritura drejt ‘Xibrakut‘, m‘u duk sikur po zhvillohej një gjyq sekret. Ajo pamje ishte jashtëzakonisht e dhimbshme, ishte rasti i parë që hapësira informative ndrydhej dhe burgosej në atë mënyrë". Sipas Berishës, kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk mund ta keqpërdorë lirinë në këtë mënyrë. "Transparenca ka rregulla. Edhe atëherë kur nuk të pëlqen, duhet t‘u nënshtrohesh. Ishte e lemerishme pamja se si i ktheu kamerat në një pozicion që një vend i lirë nuk i ka kurrë", u shpreh Kryeministri. Më tej ai shtoi se "nuk po flas këtu si Kryeministër, por raporti me lirinë është një raport jetik për të gjithë qytetarët. Mund të vendosësh çfarë të duash, por jo terrin informativ. Ai është i papranueshëm për një shoqëri të lirë. E imagjinoni që nuk paraqisnin dot as lokalin, sepse u kishte dhënë pozicion të atillë që objektivat nuk shkonin dot as deri te lokali". Para ministrave të tij dhe mediave, Berisha tha se "nuk doja të merresha fare me këtë fakt, por ka theksuar ai, nuk mund të hesht në mënyrë absolute kur shoh që shkelen disa standarde ndër më elementaret". Mua m‘u kujtuan romanet që kam lexuar dikur, tha ai, për "Shpellat e kockave", por kjo nuk ishte e tillë. "Aty ishin burra, gra, djem dhe vajza, të cilët i mbyllën kundër çdolloj standardi, ndonëse edhe ata votuan për të mos pasur kamera të pranishme, edhe ata votuan kundër vetes së tyre", nënvizoi Berisha. Për këtë terr informativ, ai iu drejtua kryetarit të PS-së, Edi Rama, që të kërkojë të falur publikisht, pasi ai PS-në nuk e ka plaçkë të vetën, ajo, tha Berisha, është pasuri kombëtare politike. Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se ai nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të PS-së, por ka theksuar ai, një standard të tillë nuk mund ta pranoj kurrë. "Ata janë politikanë dhe deputetë. Enveri i merrte në këtë mënyrë. Por, pikërisht se bën ato imitime pësoi atë që pësoi. Dhe unë ju garantoj se do ta pësojë sa herë që do ta përvojë ta emitojë, sepse të organizosh plenume të mbyllura është jashtë çdolloj morali të një shoqërie të lirë do të thotë të kesh frikë nga vetja jote, të jesh frikacak", konstatoi Kryeministri Berisha. Më tej, Berisha tha se "dje ishte një ditë e zezë për PS-në, por edhe për vendin, kur lideri i një partie kryesore kujton se mund të veprojë në këtë mënyrë". Duke qeshur Berisha është shprehur se "Lëre, që nxori edhe Don Gramozin, sikur nuk kishte tjetër. E vutë re, sikur dilte nga një shpellë dhe jo nga një sallë. I zhduku këto Armelat, e të tjerat".
Reagimi
Imeraj: Ish-sekretari
i Hoxhës sulmon PS-në
Partia Socialiste reagoi menjëherë dje pas deklaratave të Kryeministrit Berisha për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, i kujtoi Kryeministrit të shkuarën e tij dhe lidhjet me diktaturën komuniste, duke shtuar këtu edhe faktin se ai ka humbur disa herë zgjedhjet dhe asnjëherë nuk ka dhënë dorëheqjen. "Sali Berisha, njeriu që grabiti zgjedhjet dhe mbylli në terr votat e shqiptarëve duke penguar në shkelje të ligjit transparencën e procesit zgjedhor; kryetari i një partie që s‘ka bërë kurrë zgjedhje e s‘ka pasur kurrë debat të brendshëm, sekretari i Enver Hoxhës që ka mbledhur organizatën bazë për të persekutuar madje dhe internuar njerëz, me pafytyrësinë e atij që pikërisht se i ka bërë të gjitha këto e shumë të tjera, s‘mund të ketë më asnjë fije turpi, ai u mor sot e do vazhdojë të merret me Partinë Socialiste, sepse kjo është mundësia e fundit që i ka mbetur për të larguar vëmendjen nga kriza e përgjithshme ku ka futur Shqipërinë e shqiptarët. S‘ka faj", tha Imeraj, duke vënë theksin te hapat e mëtejshëm të opozitës. "Sali Berisha e di më mirë se kushdo që Partia Socialiste mund dhe do t‘ia shkurtojë ditët e pushtetit të tij ilegjitim", vijoi ajo. Dy ditë më parë, Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare për të mbajtur një qëndrim lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe zbatimin e disa pikave të statutit që lidhen me mandatin e kryetarit të Partisë. Në këtë mbledhje, e cila zgjati gati 9 orë, u vendos thirrja e kongresit në datën 29 gusht, i cili do të miratojë qëndrimin e Partisë Socialiste për procesin zgjedhor, si dhe do marrë përsipër të administrojë nenet e statutit. Asambleja miratoi një rezolutë, e cila vendosi që opozita t‘i konsiderojë zgjedhjet të papranueshme. PS do të hyjë në Kuvend dhe do të kërkojë hetimin parlamentar të zgjedhjeve, sakaq do të insistojë për zgjedhje të parakohshme.