PAMECA e alarmuar "inspekton" Rrugorët
Aksidentet e ditëve të fundit që kanë "pushtuar" gjithë rrugët e vendit, kanë shqetësuar edhe misionet e huaja në Shqipëri, të cilat asistojnë pranë Policisë së Shtetit. Madje, siç dihet, policia e qarkullimit rrugor është edhe një ndër objektivat e misionit "PAMECA 3", për përmirësimin e punës dhe rritjen e standardeve. Kështu, një grup pune është paraqitur dje në Komisariatin e Policisë Rrugore për t‘u njohur me gjendjen, ndërkohë që i kanë ofruar policisë shqiptare edhe ndihmën që ata mund të japin për këto raste. Nga ana tjetër, policia e kryeqytetit ka vijuar dje me rritjen e mëtejshme të masave për parandalimin e aksidenteve tragjike, duke goditur çdo fenomen që bie në kundërshtim me Kodin Rrugor. Sipas të dhënave policore, ditën e djeshme në komisariatin e qarkullimit rrugor kanë qenë të pranishëm disa specialistë të misionit "PAMECA 3", të cilët kanë marrë kontakt me drejtuesit e këtij shërbimi. Veç diskutimeve për planin e punës, mësohet se në takim ata kanë pyetur edhe në lidhje me aksidentet e shumta që kanë ndodhur prej një jave, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera. Gjithashtu ata kanë ofruar ndihmën e tyre për planifikime, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në Shqipëri, edhe si një pjesë e programit të tyre për asistencën pranë policisë shqiptare. Nga ana tjetër, policia e Tiranës në një konferencë për shtyp ka deklaruar se duke marrë shkas nga rritja e numrit të aksidenteve të ndodhura në ditët e fundit, ka shtuar shërbimet dhe postblloqet në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, nën drejtimin e drejtuesve të Policisë së Tiranës, kanë vazhduar me intensitet punën në drejtim të konstatimit dhe ndëshkimit të kundërvajtësve, të cilët bëhen shkak për ndodhjen e aksidenteve rrugore. "Shërbimi i Policisë Rrugore do të vazhdojë me imtësi kontrollet, duke marrë edhe masa të ashpra deri në pezullim të lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh të cilët janë nën efektet e alkoolit, duke përdorur automjetin", ka paralajmëruar policia.
Më tej, burimet policore shtuan se me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve, është hartuar një plan i detajuar masash, duke organizuar ngritjet e postblloqeve të policisë, në drejtim të kontrollit të atyre drejtuesve të cilët nuk zbatojnë me korrektësi normat e Kodit Rrugor. Po ashtu, kontrolle të imta do të ushtrohen ndaj motoçikletave, drejtuesit e të cilave qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, ku masa ndaj tyre do të jetë deri në bllokim të mjetit. Policia e Tiranës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ndërgjegjësohen për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor të përcaktuar në Kodin Rrugor. Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ngritur edhe dy postblloqe në autostradë, ku nuk ka falur asnjeri që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Këto masa të ashpra pritet të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik.