Përplaset me një kamion, vdes i riu
Një 18-vjeçar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së martës. Ai ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë nga fshati ku banonte, Zharrëz, në drejtim të Roskovecit dhe më pas në drejtim të Beratit. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 22:30 të së martës. Arjol Kothere, lindur e banues në fshatin Zharrëz, pasi ka darkuar me familjarët e tij, ka marrë motoçikletën dhe ka vendosur të bëjë një shëtitje. Por, disa metra larg banesës dhe rrugës së nisur, si shkak i pakujdesisë, shpejtësisë së madhe, si dhe mungesës së ndriçimit në rrugë, 18-vjeçari ka humbur drejtimin e motoçikletës dhe pas disa orvatjeve pa asnjë drejtim përplaset me një kamion që ishte parkuar në pjesën anësore të rrugës, në të njëjtin drejtim që udhëtonte edhe ai.