E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, makina përplas 8-vjeçaren

Një e mitur e moshës 8-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident automobilistik në qytetin e Librazhdit, në vendin e quajtur "kryqëzimi i tregtisë". Ngjarja është shënuar mesditën e sotme, kur një makinë me targa greke ka aksidentuar 8-vjeçaren me inicialet M.L., teksa ajo ka qenë duke kaluar në krahun tjetër të rrugës. E mitura është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të qytetit, por për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Policia ka mundur të shoqërojë në komisariat dhe drejtuesin e mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›