Gjykata e Lartë bllokoi sekuestrimet
Ndryshimi i ligjit "Antimafie" ka bllokuar sekuestrot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shkak është bërë ndryshimi i një dispozite në ligj nga Gjykata e Lartë në vitin 2007. Vendimi unifikues prek një pjesë të mirë të proceseve hetimore që ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas tij, nëse një person është arrestuar për trafik droge në vitin 2007, verifikimi i pasurisë fillon pas atij momenti. Pra, sekuestrohet lënda narkotike dhe më pas kryhen të gjitha verifikimet e pasurisë. Prokurorët e interpretojnë vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë se ligji "Antimafie" i miratuar në vitin 2004 nuk mund të gjejë zbatim në një procedim penal të vitit 2000.