E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha; Asnjë e vërtetë për Shkëlzenin në 36 mijë faqe hetim



Kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë të gjitha akuzat e lëshuara nga opozita dhe media për familiarët e tij. Kreu i qeverisë i cilësoi këto akuza të ulëta, të programuara nga kreu i opozitës Edi Rama, pasi sipas tij, ai nuk ka asnjë alternativë përveç skupeve mediatike. Berisha lëshoi akuza të ashpra ndaj Ramës, në debatin e djeshëm në “Ora Neës”, të cilin e akuzoi se ka tentuar të blejë Kosta Trebickën si dhe Mihail Delijorgjin për të lëshuar dëshmi të rreme. Ai tha se deri tani janë 36 mijë faqe me prova dhe deponime për këtë çështje, por që në asnjë vend nuk përmendet emri i djalit të tij. Kreu i maxhorancës tha më tej se media ka bërë skup me një faks të falsifikuar që ish ministri Bumçi e ka hedhur në gjyq për akuzë të rreme. “Në qoftë se këta zotërinj të cilët, kanë 36 mijëra faqe deponime, le të nxjerrin qoftë deponimin minimal të djalit tim, unë shpreh faljen time publike. Në paturpësinë e tyre nxerrin fakse të falsifikuara”, deklaroi Berisha. Kreu i maxhorancës shtoi se Edi Rama po sulmon familiarët e tij sepse nuk ka alternativë për shqiptarët ndaj dhe kërkoi që në 28 qershor, qytetarët të japin në mënyrë të drejtë votën e tyre. “Le të dalë qoftë ndikimi më i vogël. Është fakt sepse janë 36 mijë faqe, por do që të krijojë skupe sepse nuk ka alternativë tjetër. Fakti që këta më sulmojë fëmijët dhe merren me honorare të një studio private, dëshmon se janë me zero alternativë. Sepse për hallet e qytetarëve, nuk kanë alternativë dhe duan të shpifin dhe trillojnë”, tha Berisha duke këmbëngulur se “përveç një faksi të falsifikuar nuk kanë nxjerrë asgjë tjetër”.

Duke folur për procesin, Berisha kujtoi se Edi Rama ka tentuar të blejë me 600 mijë euro Kostra Trebickën për të bërë dëshmi të rreme. Ai tha dje se Edi Rama ka tentuar të blejë edhe Mihail Deligjorgjin duke i kërkuar të bëjë dëshmi jo të vërteta. “I janë afruar 600 mijë euro Trebickës për të bërë dëshmirë të rreme. Delijorgji është atje ku është dhe e vërteta është se ka shkuar nga kjo qevri dhe ta mësojë opinioni që dhe Pinari është atje nga kjo qeveri. Është pyetur 1000 herë dhe le ta pyesin 300 mijë dhe lë të nxjerrin faktin më të vogël. Ne e kemi vendosur atje dhe çdo gjë që ai të ketë për djali tim është i ftuar ta thotë, por të jesh i bindur se nuk kanë lënë ofertë pa i bërë”, deklaroi kreu i maxhorancës së djathtë.

Ai më pas publikoi hartën e lejeve të ndërtimit që Mihail Delijorgji ka marrë nga Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se kjo qeveri dërgoi në burg Delijorgjin, por Rama nuk i ka anuluar lejet e ndërtimit pasi ata janë bashkëpronarë të dhjetra pallateve, që ai e cilësoi si një qytezë në qendër të Tiranës. “Ja ku është qyteza Rama-Delijorgji, është një qytezë dhe është në qendër të Tiranës. Më thuaj se kush ka marrë kaq shumë pallate. Në qoftëse ne e kemi çuar atë zotërinë në burg, ai zotëria nuk i ka anuluar asnjë leje sepse është qyteza e tyre. A imagjinohet kjo? “, akuzoi Berisha. Ai ka thënë më tej se akuzat e kësaj maxhorancë nuk janë marrrë me jetët private dhe familjarë, ndërsa të kundërtën bën opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›