E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha, 500 telefonata me ministrat

Kryeministri, Sali Berisha përgjigjet për herë të parë pë lidhjet e djalit të tij, Shkëlzenit me ministrat dhe çështjen "Gërdeci".


Ka zëra që e konsiderojnë të njëanshëm qëndrimin tuajin në lidhje me çështjen "Gërdeci", për shkak se është përmendur emri i djalit tuaj Shkëlzen Berisha dhe i kunatit tuaj. Ju jeni një prind që, si çdo prindi tjetër, i dhemb kur e shikoni në media.


Kush është e vërteta e Shkëlzen Berishës në lidhje me Gërdecin?


Në mënyrë absolute nuk më dhemb kur e bëjnë me qëllim politik. Në qoftë se këta zotërinj, të cilët kanë mijëra faqe deponime, dikush thotë 18 mijë dhe dikush thotë 36 mijë dhe të nxirrnin qoftë dhe deponimin më minimal të implikimit, qoftë dhe më minimal të djalit tim dhe unë do të shpreh mirënjohjen më të thellë publike.


Çfarë nxjerrin? Me pafytyrësinë e tyre totale nxjerrin një faks të falsifikuar, të cilin ministri e hodhi në gjyq. Beson se nëse do kishin deponime të tjera s'do t'i kishin nxjerrë? Nxjerr një faks me shkrim të falsifikuar, fatmirësisht, dhe që do të provohet saktësisht.
Ka një dëshmi të sekretares...


Pikërisht është paditur sekretarja, sepse shkrimi është falsifikuar. E kujt është dora?


Sekretarja ka thënë është e ministrit, le ta provojë drejtësia. E kujt është dora që ka shkruar atë porosi? Ka bërë një gabim fatal që ka akuzuar ministrin. Asgjë më të thjeshtë se sa verifikimi i shkrimit nuk ka.


Ka dhe një dokument tjetër për Rrahman Selmanllari që konsiderohet si miku i djalit tuaj...
Nëse pyetët për djalin tim, unë përgjigjem për djalin tim. Janë 36 mijë faqe, i bindur të jesh ti që nuk kanë lënë përpjekje pa bërë për të krijuar një dëshmi false dhe s'kanë marrë veç atij faksi.


Së dyti, ishte Trebicka. E di ti që i kanë ofruar 600 mijë euro Trebickës, e di ti që i kanë ofruar të jetë në krye të listës që të dëshmonte atë që nuk ishte? Të sulmosh djalin se nuk ke ç't'i bësh të atit, do vazhdoj.


Keni biseduar me djalin?


Problemi është shumë i thjeshtë. Delijorgji është atje ku është dhe e vërteta është që ai është atje nga kjo qeveri. Ta mësojë opinioni se është nga kjo qeveri. Pinari është atje ku është dhe ta mësojë që është nga kjo qeveri.


Mos është nga kjo prokurori?


Është nga kjo qeveri para së gjithash, sepse për asistentin e Pinarit, Pinari nuk arrestohej. Është qeveria që ka ndërhyrë me gjithë forcën e saj.


Është pyetur 1000 herë, ta pyesin edhe 3000 herë dhe të nxjerrin qoftë edhe faktin më të vogël. Kemi dhënë 100 fakte për Edi Ramën me të. Ja ku është qyteza Rama- Delijorgji, në qendër të Tiranës. Delijorgji për ato që bëri ne e çuam në burg.


E keni diskutuar me djalin?


Unë diskutoj të vërtetën. E vërteta është kjo që them unë dhe që e dinë të gjithë shqiptarët, sepse përveç një faksi të falsifikuar që do faktohet shumë shpejt, nuk kanë nxjerrë dot asnjë gjë tjetër, sepse nuk ka fakte.


Po të kishte fakte, do dilnin.
Ka dalë, nga tablatet, se djali juaj ka biseduar 59 herë me ministrat, ka shkuar 3 ditë pas Gërdecit në Ministrinë e Mbrojtjes, ka shkuar në Ministrinë e Drejtësisë.


Ju jeni Kryeministër, djali juaj nuk ka poste politike, pse duhet të shkojë ai nëpër ministri?


Me ministrat bisedojnë me dhjetëra dhe qindra. Djali im, pavarësisht se është sektor privat, ka qenë që student një militant, aktivist jashtëzakonisht i flaktë. Me këta ministra ka marrë pjesë në greva, demonstrata.


U telefonon dhe unë mendoj se jo 59, por mund të jenë edhe 500 telefonata me ata. Unë nuk mund t'i them djalit mos i telefoni këtij apo atij. Djali im i takon ministrat dhe të garantoj. Një pjesë të tyre i njeh, një pjesë të tyre i ka moshatarë.


I takon vetëm nga ana shoqërore apo i takon se i ndikon apo u kërkon?


Le të dalë qoftë edhe ndikimi më i vogël. Cili është ndikimi? Le të dalë, është fat i madh, janë 36 mijë faqe. Duan të krijojnë skupe, se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Ai të vazhdojë, sepse unë përkundrazi e ftoj të botojë çdo ditë, sa herë të dojë fotografinë e tij, nuk është i papashëm. Është fare e këndshme.


Pse e kundërshtuat shefen e Misionit të ODIHR-it, ambasadoren Glover?


Ti e ke vënë re që unë në gjithë karrierën time politike nuk bëj kurrë diplomacinë e megafonit. Në natyrën time nuk është diplomacia e megafonit. I sigurt të jesh se, përveçse haptas, ndryshe nuk flas dot.


Ato që kam pasur i kam thënë me kthjelltësinë më të madhe, për cilindo. Diplomaci megafoni janë deklaratat publike, një Kryeministër nuk i bën ato.


Ti mund të kesh dëgjuar gjatë këtyre viteve deklarata të papëlqyeshme të X apo Y, mos mendo se s'kanë marrë përgjigje, kanë marrë përgjigjen siç e kam gjykuar më të vendosur. S'ka asnjë lidhje me raportin kritik.


Z. Pango do të jetë në listën për deputet?

Zoti Ylli Pango nuk mund të them se do jetë në listën për deputet. Unë kam mbajtur një qëndrim të njohur publik ndaj tij, sikundër kam dënuar edhe atë që Edi Rama i organizoi atij. Nuk besoj që do të jetë, por aty vendimet merren hapur.
Marrë me shkurtime nga
emisioni "Ora e Debatit", në Ora News



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›