Të rinjihen letrat me vlerë

26/03/2005 Berisha paralajmëron se nuk do të njohë shitjet gjatë qeverisjes socialiste
PD premton se do të njohë vendimin e vitit 1995
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi që shteti të njohë letrat me vlerë të ndara në vitet 1995-1996, për privatizimin e ndërmarrjeve publike. Kreu demokrat deklaroi se opozita nuk do të njohë asnjë privatizim, në rast se shqiptarëve nuk u njihet e drejta për të marrë pjesë në to. Sipas tij, përdorimi i letrave me vlerë është më e përshtatshmja për shitjen e ndërmarrjeve shtetërore. "Mbi 800 mijë shqiptarë disponojnë bonot e parivatizimit, apo letrat me vlerë. Kjo praktikë shumë e përdorur shihet dhe si më e përshtatshmja në konceptin e PD-së për të kompletuar procesin e privatizimit", tha Berisha.
Privatizimet
Lideri i PD-së tha se opozita do t'i kërkojë parlamentit të marrë në shqyrtim mundësinë e bërjes së shqiptarëve pronarë të ndërmarrjeve të ndryshme me anë të privatizimit me letra me vlerë. Sipas tij, letrat të shpërndara nga qeveria e PD-së në vitet 1990, pas amendimeve të bëra ligjit përkatës, u njihet vlera dhe nga qeveria aktuale. "Letrat me vlerë janë edhe sot e kësaj dite, sipas ligjit të amenduar nga qeveria e Fatos Nano, sërish të vlefshme. PD qëndron fuqishëm prapa përdorimit të këtyre bonove ndaj dhe do t'i kërkojmë parlamentit të marrë në shqyrtim dhe të vendosë që në të gjitha privatizimet e ardhshme një pjesë e aksioneve t'u jepet qytetarëve shqiptarë që kanë letrat me vlerë", tha Berisha. Sipas tij, në rast se qeveria nuk merr parasysh këtë kërkesë, atëherë opozita nuk do të njohë asnjë nga privatizimet e ndërmarrjeve të mëdha. "Ky është një kusht i domosdoshëm që PD të njohë privatizimin. Në rast të kundërt, absolutisht nuk do t'i njohim privatizimet në rast se ato bëhen duke mohuar letrat me vlerë. Eshtë në axhendën tonë që të krijohet një komision parlamentar për të vëzhguar procedurën e privatizimit, pasi qeveria po kërkon të mbushë xhepat me to", tha Berisha.
PD akuza Bashkisë së Tiranës
Kryetari i PD-së ka akuzuar Bashkinë e Tiranës, se po përdor mënyra staliniste për sa i përket tjetërsimit të pronës së qytetarëve për zgjerimin e rrugëve. Berisha tha se Bashkia Tiranë po konfiskon pronat e qytetarëve pa i zhdëmtuar ata dhe pa vendim të komisioneve të pronave. "Një numër i caktuar qytetarësh të Tiranës kanë denoncuar pushtimin, dhunimin, tjetërsimin e pronës, si shkelje flagrante të Kushtetutës nga Bashkia e Tiranës. Shumë prej tyre kanë sjellë dokumente te pakundërshtueshme për pronën e tyre. Sipas qytetarëve, Bashkia po përdor standarde staliniste antikushtetuese për trajtimin e pronës së tyre me konfiskim, pa asnjë zhdëmtim, pa vendim të komisioneve përkatëse", tha Berisha. Për këtë qëllim, opozita do të kërkojë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës të shqyrtojë këtë çështje, ndërkohë që deklaron se do të hapë padi penale ndaj shkelësve. "Do të mblidhet Këshilli Bashkiak me urgjencë, për të shqyrtuar shkeljen e ligjit rast pas rasti. PD po bën të gjithë ekspertizën dhe është vënë në ndihmë të këtyre qytetarëve, që të hapin padi të plotë ndaj dhunuesve të Kushtetutës së vendit cilëtdo qofshin ata", tha Berisha.