Letrat me vlerë
26/03/2005 Pas shembjes së komunizimit, qeveria demokratike propozoi dy forma të kompensimit të popullsisë. Për t'i dhënë mundësinë qytetarëve të merrnin pjesë në privatizimin e ndërmarrjeve, që u ndërtuan gjatë komunizmit, të gjithë shtetasit mbi 18 vjeç u jepej e drejta të përfitonin minimalisht 25 mijë lekë me letra me vlerë. Me një ligj të veçantë, poseduesi i letrës me vlerë kishte të drejtë të merrte pjesë në privatizimet. Gjithashtu, u vendos që personat, të cilët kishin vjetërsi në punë merrte disa letra me vlerë. Në treg u hodhën letrat me vlerë 25 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Çdo person, që kishte mbushur moshën, mund të paraqitej në Gjendjet Civile, ku merrte dhe letrat me vlerë, që i ishin dhënë nga shteti.