E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dënuarit politik

26/03/2005  Në vitet 1994-1997, të dënuarit politik kanë pasur mundësinë më të madhe për të përfituar nga dëmshpërblimi i dënimit të padrejtë. Me ligj të posaçëm të dënuarit politik u pajisën me një librezë të posaçme, në të cilën shënohej vlera që ata përfitonin, për dëmshpërblimin e burgut. Vlera ishte e përcaktuar në bazë të ditëve të burgut, që kishte vuajtur një i dënuar prej shtetit komunist. Por dhe këto libreza janë shfuqizuar në vitin 1997, duke e bllokuar përfundimisht privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore me letra me vlerë. Veç librezës së posaçme, të dënuarit politik përfitonin dhe lehtësira të tjera. Në të gjitha fakultetet u përcaktua që një numër i caktuar i studentëve të vinte pa konkurs nga shtresa e ish të dënuarve politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›