Berisha: Bashkëpunim me Estoninë
Duke folur në mbledhjen e djeshme të qeverisë, pas kthimit nga Estonia, Kryeministri Berisha evidentoi faktin se Estonia është një nga vendet me nivelin më të lartë të përdorimit të procedurave
elektronike dhe internetit në të gjitha fushat në botë. Kryeministri theksoi se bashkëpunimi 2-vjeçar me Estoninë në fushën e teknologjisë së informacionit, do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. "Me kryeministrin Andrus Ansip dhe presidentin Toomas Hendrik Ilves diskutuam gjerësisht për këtë bashkëpunim. Kanë shprehur gatishmëri të madhe që të na ndihmojnë në të gjitha aspektet në këtë fushë dhe ky bashkëpunim ka vlerë shumë të çmuar, së pari, për të përqendruar të gjithë potencialet tona në mënyrën më racionale në këtë drejtim, për të shmangur gabimet, për të evituar investime të panevojshme", u shpreh Kryeministri.