E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Hasi zv/trajner i Anderlehtit

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, nga 1 korriku do të nisë punën e ndihmëstrajnerit në klubin më të njohur belg, Anderlehtin.

36-vjeçari dje ka pasur takim me drejtuesit e Anderlehtit dhe ka arritur marrëveshje për të marrë rolin e ndihmësit të parë të trajnerit. Kontrata do të firmoset pasi të përfundojë kampionati 2007\08. Kjo është bërë e ditur të enjten në uebsajtin zyrtar të Anderlehtit, ndërsa është konfirmuar edhe nga vetë Hasi. "Marrëveshja është arritur dhe unë punën e ndihmëstrajnerit do ta nis më 1 korrik, kur fillon faza përgatitore për kampionatin e ardhshëm", ka thënë ai. Futbollisti kosovar gëzon një reputacion të madh në klubin belg si edhe në kampionatin vendas. Hasi do të varë këpucët në gozhdë në përfundim të këtij sezoni, pasi i përfundon kontratat me klubin e Cercle Bryzh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›