“Deputetët shprehin vullnetin e popullit”
Deputetët e Kuvendit me votën e tyre kanë shprehur vullnetin e popullit për Kushtetutën.
Kështu i është përgjigjur dje kreu socialist, Edi Rama, ftesës së LSI-së për të firmosur kërkesën për referendum për ndryshimet kushtetuese. Në një komunikim me mediat, kreu i selisë rozë tha se, "do të ketë një përgjigje institucionale kërkesës së LSI-së". "Partia Socialiste po ndërton çdo ditë një koalicion të madh, i cili është jo vetëm mes partish, por edhe mes politikës dhe qytetarëve", u shpreh Rama. Pak ditë më parë, LSI përmes kryetarit të saj, Ilir Meta, i bëri thirrje Edi Ramës dhe deputetëve socialistë të firmosnin kërkesën për thirrjen e referendumit, për të korrigjuar gabimet e rënda që u bënë me ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Edhe pse ka nisur mbledhja e firmave nga deputetët e LSI-së, por dhe deputetë të partive të tjera, selia rozë e ka injoruar një ftesë të tillë, duke e cilësuar si shprehje të mllefit të kësaj force politike nga PS-ja. Rreth 22 deputetë kanë hedhur firmat e tyre në kërkesën që do t'i paraqitet Gjykatës Kushtetuese për thirrjen e referendumit. Por konferenca e djeshme për shtyp e kreut socialist u fokusua në Ditën Ndërkombëtare të Punës. I pyetur nga mediat për bashkimin politik që ka iniciuar PS-ja, Rama u përgjigj se PS-ja do të fitojë zgjedhjet e 2009, kjo falë dhe koalicionit të madh që po ndërton ajo mes partish dhe qytetarëve. Lidhur me Bashkimin e Ri, Rama theksoi se, "ai është nocioni i kapërcimit të politikës së vjetër, të pazareve të vogla dhe i daljes në hapësirën e madhe të dialogut me qytetarët për çështjet e jetës, që kanë të bëjnë me arsimin, punësimin, luftën kundër korrupsionit, dhunës".