"Katarsis" shqip në Emiratet e Bashkuara
Një muzikal shqiptar do ngjitet së shpejti në Emiratet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për "Katarsis", një shfaqje danc teatër që do të luhet në skenë nga aktori Bajrush Mjaku, përshtatur nga "Rubairat" e Omer Kajamit nga Stefan Çapaliku, koreografi të Gjergj Prevazzir dhe me regji të Nuruh Tunxhi nga Stambolli. Eshtë një shfaqje për të cilën Mjaku ka menduar prej kohësh ta vërë në skenë, ndërkohë si pjesë e baletit në këtë shfaqje do të marrin pjesë edhe tetë balerinë shqiptarë. Kjo shfaqje shqiptare është konfirmuar vetëm dy ditë më parë, dhe të nisë punën për realizmin e saj në datën 20 qershor dhe do të vazhdojë deri më 31 korrik në Emiratet e Bashkuara. Ndërkohë sipas Mjakut, përveç "Katarsis", të tjera projekte e presin nëpër vende të ndryshme të Evropës, duke filluar me shfaqjen "Daja Vanja", e cila së shpejti do të ngjitet në festivale të cilat janë konfirmuar deri tani, si në Lubjanë të Sllovenisë, në Srubricë të Maqedonisë, Stamboll, Kajro, Sarajevë, Shkup etj.