E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, gati shkarkimi i zv.ministrave

Pas debateve të shumta në distancë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokristiane pritet të shkarkojë sot dy zv.ministrat, Zef Bushati dhe Anton Gurakuqi.

Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë vetë kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka, i cili në përfundim të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie bëri të ditur se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, e cila do të mbahet sot në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve, do të merret vendimi. Prej më shumë se një jave, demokristianët kanë akuzuar njëri-tjetrin lidhur me drejtimin e partisë, apo edhe me përdorjen e disa prej tyre kundër PDK-së. Ndoka ka akuzuar Bushatin dhe Gurakuqin se ata janë duke u përdorur nga segmente të PD-së për të larguar atë nga partia. Ndërkohë dy zv.ministrat janë shprehur se Ndoka po e drejton partinë me disa prej të afërmve të tij dhe e ka kthyer atë në çiflig, të cilin kërkon ta vjelë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›