E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Do rrëzojmë grushtin e shtetit

"Lëvizja për Politikë Institucionale" do mbështesë të gjitha përpjekjet që bëhen për të mbrojtur Kushtetutën e votuar në 1998 nga populli.

Drejtuesi i saj, Petro Koçi, në një komunikim me mediat, ka bërë publike vendimet e marra nga grupi iniciator i lëvizjes. "Lëvizja i bën thirrje qytetarëve të protestojnë kundër grushtit të shtetit që bënë dy partitë kryesore, PS-PD dhe do kontribuojë për referendumin popullor për mbrojtjen e Kushtetutës", u shpreh Koçi. Sipas tij, kjo lëvizje i bashkohet nismës së partive opozitare. "Ne nuk mund të heqim dorë nga kërkesa jonë për demokraci, shtet ligjor dhe për të rivendosur vlerat kushtetuese që socialistët kanë përcaktuar në beteja shumë të qarta dhe të bujshme politike, siç është ajo e vitit '94, por edhe ajo e vitit '98. Kështu që ne jemi tepër të përcaktuar në këtë drejtim dhe na vjen mirë që forca politike të tjera, siç është LSI, PDS dhe AD, po luftojnë për të njëjtat vlera. Por, sigurisht që ne kemi bërë përcaktime politike", tha Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›