Greqia dridhet, tërmet i fuqishëm me viktima e panik
Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.5 Rihter goditi dje Greqinë, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe duke lënë të bllokuar brenda godinave të rrënuara dhjetëra të tjerë.
Tërmeti, sipas shërbimit sizmologjik të Athinës, ndodhi në orën 15:28 dhe e kishte epiqendrën në Peloponez, 35 larg Patras. Tronditjet janë ndjerë për pak sekonda pothuajse në gjithë rajonin. Tërmeti ndodhi në pjesën perëndimore të Greqisë dhe shkaktoi rrëshqitje toke që kanë zënë në kurth të paktën 11 persona. Rreth 50 të tjerë u plagosën si rezultat i shembjeve nga tërmeti. Ministri i Brendshëm grek, Prokopis Pavlopoulos, u bëri thirrje skuadrave të shpëtimit të shkojnë sa më shpejt në zonën e goditur nga tërmeti, menjëherë pasi u dëgjuan lëkundjet e forta. Disa orë më pas ai raportoi 4 viktima dhe 50 të plagosur. Ndërkohë skuadrat e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po nxjerrin nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara disa njerëz. Sipas raportimeve të mediave, është nxjerrë shëndoshë e mirë nga rrënojat pas dy orë e gjysmë edhe një vajzë 9-vjeçare shqiptare në fshatin Fostena të provincës Ahaia. Një tjetër vajzë shqiptare 5-vjeçare, Maria Ainazi, është dërguar në spitalin e Almaliadhes, pasi theu këmbën gjatë tronditjeve. Ndërkohë një nga personat që humbën jetën ishte rreth të gjashtëdhjetave dhe u shtyp nga çatia e shtëpisë së tij në Ahaia. Qindra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, pasi sizmologët raportuan se epiqendra e tërmetit ishte rreth 10 km nën tokë dhe kjo do të shkaktojë lëkundje të tjera. Një tjetër tërmet i shkallës 4.5 Rihter ka ndodhur rreth një orë pasi ndodhi tërmeti i madh. Nga Instituti Sizmologjik i Athinës, drejtori Gerasimos Papadopoulos tha se nuk ishte ndonjë habi e madhe që ndodhi ky tërmet, pasi Greqia është zonë që karakterizohet nga lëkundjet e vazhdueshme sizmologjike. Televizionet greke transmetojnë pamje nga vendngjarja, ku nëpër rrugë duken njerëz të çorientuar edhe tri orë pas lëkundjes së fuqishme të tërmetit. Lëkundjet u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë dhe të Italisë, por edhe në kryeqytetit grek, Athinë, për rreth 20 sekonda. Nga lëkundjet e fuqishme janë shkatërruar disa shtëpi dhe një bazë ushtarake. Autostrada Athinë – Tripoli është dëmtuar në një fraksion dhe qarkullimi i mjeteve është vështirësuar. Ka të plagosur edhe në ishullin e Lefkadhës në detin Jon. Skuadrat e shpëtimit vazhdojnë punën dhe nuk pritet të raportohen të tjera viktima, por pritet të shtohet numri i të plagosurve.