E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, De Marnak: Mbështesim misionin e EULEX-it në Kosovë

Kryeministri Sali Berisha priti ditën e djeshme në ambientet e kryeministrisë, shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Havier Bout de Marnak. Gjatë takimit Kryeministri Berisha i rikonfirmoi shefit të EULEX-it mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për përpjekjen e vendosur të qeverisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it në konsolidimin e mëtejshëm të rendit kushtetues dhe shtetit ligjor në komunat në veri të Kosovës, si domosdoshmëri jashtëzakonisht e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm të Republikës së Kosovës, por edhe të rajonit. Gjithashtu ai siguroi kreun e EULEX-it  se qeveria shqiptare, ashtu siç ka kërkuar gjithnjë, është plotësisht e vendosur për një hetim të plotë të të gjitha pretendimeve të pabaza të raportit të Dik Martit dhe mbetet e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me EULEX-in për një hetim të plotë, në mënyrë që e vërteta të dalë plotësisht në dritën e diellit. Ndërsa Bout de Marnak e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe për mbështetjen që Kryeministri dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë Misionit të EULEX-it edhe të gjitha zhvillimeve në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë, shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik e të gjithanshëm në Kosovë. Ndërsa e njohu Kryeministrin Berisha me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në veçanti me situatën e krijuar në veri të saj, si dhe përpjekjet për mirëfunksionimin e shtetit ligjor dhe institucioneve doganore në zonën veriore të Republikës së Kosovës.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›