Berisha: Delegacioni drejtohet nga Presidenti Topi
Ka marrë zgjidhje "konflikti" mes Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi, se kush do e kryesojë delegacionin shqiptar në Samitin e Bukureshtit. Kryeministri Berisha deklaroi hapur dje në mënyrë specifike në konferencën e posaçme për shtyp disa orë përpara nisjes drejt Rumanisë, se delegacionin shqiptar do ta kryesojë Presidenti Bamir Topi në Samitin e Bukureshtit. "Delegacioni i Shqipërisë kryesohet nga Presidenti i Republikës. Sesi do të mbahen fjalimet është protokolli i NATO-s që do ta caktojë. Por jashtë çdo lloj mendimi, delegacioni do të kryesohet nga kreu i shtetit", tha Berisha.
Kreu i ekzekutivit ka udhëtuar drejt Bukureshtit mëngjesin e ditës së sotme, ndërkohë që dy krerët e shtetit shqiptar kanë marrë avionë të ndryshëm për efekt sigurie. Kryeministri u shpreh optimist për marrjen e ftesës së Shqipërisë për në Aleancën e Atlantikut të Veriut. "Ftesa është një garanci për mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit. Ne e meritojmë ftesën", tha ai. Me gjithë besimin e qeverisë për të marrë ftesën, në rastin e kundërt, Kryeministri u shpreh se "do të shumëfishojmë përpjekjet për të marrë ftesën, gjithsesi ne kemi besim të plotë se do e marrim këtë ftesë". Emocionet e kësaj vizite, kreu i qeverisë premtoi se do i përcjellë pas Samitit të Bukureshtit. Duke vlerësuar punën e një ekipi të posaçëm që ka lobuar dhe ka bërë gjithë përpjekjet për të çuar Shqipërinë drejt progresit, Berisha u shpreh se "në çdo rrethanë të mëvonshme do të kërkohen përmirësime të mëtejshme". Në këtë mënyrë Berisha la të kuptohet se pas Samitit, pavarësisht se cili do të jetë rezultati, qeveria do t‘i nënshtrohet ndryshimit. Kryeministri gjithashtu i është përgjigjur dje ftesës së opozitës për të bërë një raportim me shkrim për ngjarjen e Gërdecit. "Kam shumë respekt për opozitën. Po të mbledhësh të gjithë kohën time në Kuvend me orët e të gjithë parlamentarëve të tjerë, përfshi këtu edhe kohën e diktaturës, nuk bëhet as gjysma e tyre", tha Berisha. Kreu i qeverisë la të kuptohet se nuk do të ketë një raport me shkrim për ngjarjen e Gërdecit. "U paraqita përpara opozitës për 6 orë rresht, ashtu siç deshi opozita. E deshi me urgjencë atë që kërkoi dhe unë iu përgjigja po me urgjencë", tha ai. Sipas Kryeministrit, opozita ka kontributin e saj për marrjen e ftesës, po ashtu ajo ka programin e saj për NATO-n dhe BE-në. "Opozita do të gjejë vendosmërinë më të madhe nga kjo mazhorancë për bashkëpunim", është premtimi që ka bërë Kryeministri Berisha vetëm pak orë përpara se të nisej për në kryeqytetin rumun, ku do të synojë ftesën për t‘u anëtarësuar në NATO.