E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Gërdeci ngarkon me faj PD dhe PS

Deputeti Petro Koçi i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që të mos përfitojë nga katastrofa e Gërdecit, por të nxjerrë reflektime prej saj. Në një deklaratë, në emër të Lëvizjes Institucionale të Socialistëve, theksohet se "fajësia politike dhe ligjore mbi tragjedinë e Gërdecit nuk përbën thjesht një shans të opozitës për të kërkuar pushtetin dhe për të rrëzuar Sali Berishën. Nëse opozita do ta përdorë këtë ngjarje vetëm si këngë politike për t‘ia kënduar Sali Berishës deri në zgjedhje, apo edhe ca ditë pas zgjedhjeve, ky do të ishte një krim i ri. Gërdeci, përgjegjësitë e shtetit e politikës mbi të, duhet të kthehen në shansin e shoqërisë për të pastruar një pjesë të klasës politike nga lidhjet e saj me krimin dhe korrupsionin. Fenomeni ‘Delijorgji‘ ngarkon me përgjegjësi demokratë e socialistë", thekson kreu i Lëvizjes Institucionale të Socialistëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›