Shefer: Shqipëria do ta marrë ftesën për në NATO
Gjithçka nis sot në mbrëmje, në orën 19:00, me një darkë informale pune në ndërtesën "Cotroceni Palace", selia e kreut të shtetit të Rumanisë, e cila u ndërtua në vitin 1888. Në këtë moment, Presidenti rumun, Trajan Basesku, do të godasë "gongun" e fillimit të punimeve të Samitit të nivelit të lartë të NATO-s, i cili mbyll punimet më 5 prill. Me anë të një organizimi madhështor, qeveria rumune është përpjekur që t‘i japë pamje gjiganteske samitit të 59-të të Traktatit të Atlantikut Verior, i cili është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi i gjithë vendi, por edhe shqiptarët që jetojnë jashtë, i kanë drejtuar sytë dhe veshët nga kryeqyteti rumun, ku pritet të jepet ftesa për anëtarësimin e plotë në NATO, përveç Shqipërisë, edhe për Maqedoninë dhe Kroacinë. Por, problemet mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, kanë lënë pezull vendosjen në axhendën zyrtare të ftesës për tre vendet e Kartës së Adriatikut, gjë që ka bërë që ne sërish të mbajmë frymën deri nesër në mesditë, kur pritet të sqarohet gjithçka. Kjo sepse Greqia ka kërcënuar se do të përdorë veton, që është mekanizëm votimi në Aleancën Veri- Atlantike. Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, dhe Presidenti rumun, Trajan Basesku, deklaruan dje se tre vendet e Kartës së Adriatikut do të ftohen të bëhen pjesë e NATO-s. Në një intervistë për gazetën rumune "Romania libera", Shefer ka deklaruar se në Samitin e NATO-s do të jepen tri ftesa. "Këtë e pres edhe unë nga takimi, me një kusht që para kësaj të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, e cili nuk është në kompetencë të NATO-s". Ndërkaq, duke folur për zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Basesku tha në një intervistë për televizionin shtetëror se "me zgjerimiin e NATO-s, duke ftuar Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë që të anëtarësohen në aleancë, si dhe hyrjen e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Mempership Action Plan (paradhoma e anëtarësimit), kemi arritur një zgjidhje globale për rajonin. Siç u shpreh Basesku, edhe Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia do të hyjnë në programin e NATO-s "Partneritet për Paqe". Tri çështje janë në krye të axhendës së Samitit të Bukureshtit, i cili fillon sot pasdite.
Zgjerimi, Afganistani dhe Ballkani Perëndimor. Dje pasdite, Presidenti rumun, Trajan Basesku, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, përcaktuan detajet e fundit të mbledhjes. Sipas protokollit të përcaktuar, sot pasdite, në orën 18:00, delegacionet zyrtare të krerëve të shteteve dhe qeverive, duhet të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar të Bukureshtit. Megjithëse një pjesë e tyre kanë arritur që dje, siç ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush. Pas mbërritjes, Presidenti rumun do të shtrojë një darkë për të gjithë krerët e shteteve dhe qeverinë në Pallatin Presidencial. Paralelisht pritje të ngjashme do të shtrohen edhe për ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Ndërkaq, nesër herët në mëngjes, në Pallatin e Parlamentit, ose siç e pagëzoi ideatori Nikolai Çaushesku "Shtëpinë e Popullit", nis punën sesioni plenar i Samitit të krerëve të shteteve të NATO-s. Punimet e paradites do të zhvillohen nga ora 8:30 deri më 12:30, kur në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jap de Hop Shefer, do të shpallë vendimet e samitit për zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Pasditen e nesërme do të diskutohet për Afganistanin, ndërsa të premten samiti do të diskutojë për marrëdhëniet e NATO-s me Ukrainën dhe Rusinë.
Programi
Në disa panele të veçanta do të debatohet mbi përfshirjen e Aleancës në rajon
Ballkani, NATO diskuton mbi sfidat e rajonit pas pavarësisë së Kosovës
Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova, do të jetë temë kryesore e axhendës së diskutimit të Samitit të NATO-S, i cili nis punimet sot pasdite në Bukuresht. Duke qenë një nga "pagëzueset" e shtetit të pavarur të Kosovës, që u shpall më 17 shkurt, NATO-ja, e cila është çlirimtarja e vërtetë e saj nga zgjedha e Millosheviçit, do të diskutojë për sfidat e Ballkanit tani që është shtuar edhe një shtet i ri, por edhe për perspektivat e sigurisë në rajon, që Ballkani Perëndimor, të mos jetë me dhimbje koke për Perëndimin. Samiti i Bukureshtit, në fakt është organizuar në disa panele, dhe nuk përfshin vetëm seancën plenare, ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare dhe aleate të NATO-s. Në disa takime të veçanta do të diskutohet me anë të forumeve ku marrin pjesë intelektualë dhe personalitete nga e gjithë bota, e ardhmja e rajonit tonë. Në Konferencën e Bukureshtit, që është një eveniment organizohet nga "German Marshall Fund", do të mbajë sot një fjalim të rëndësishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush. Në fjalën e tij, Presidenti Bush do të prekë çështjen e lindjes së një Ballkani të ri, pa konflikte dhe të gjitha shtetet të jenë aleatë mes tyre. Bush ka shfaqur bindjen se shteti i ri i Kosovës do të jetë i aftë një ditë që të qëndrojë në këmbët e veta dhe të jetë një shtet i vërtetë, por, për të arritur këtë, Kosova ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare. Përveç Samitit të krerëve të shteteve dhe Konferencës së Bukureshtit, në qytetin perëndimor dhe simbol të Rumanisë, në Timoshoara, do të mbahet një diskutim gjithashtu mjaft i rëndësishëm mbi përfshirjen e NATO-s në stabilitetin e Ballkanit. Aktorë të rëndësishëm të qeverive, por edhe intelektualë dhe politikanë të njohur, do të diskutojnë në forumin që ka organizuar Këshilli Euroatlantik i Rumanisë në bashkëpunim me Institutin e Politikave Publike dhe Institutin Mbretëror të Shërbimeve. Në diskutimet që do të zhvillohen në Bukuresht, do të marrin pjesë publicisti dhe politikani i njohur i Kosovës, Veton Surroi, si dhe deputeti shqiptar, Arjan Starova, me cilësinë e kreut të Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.
Në tubimin më të madh në historinë e Aleancës Veri-Atlantike do të marrin pjesë edhe ministra, njerëzit e parë të organizatave ndërkombëtare dhe 3000 përfaqësues zyrtarë. Bukureshti dhe tërë Rumania janë në gjendje të lartë gatishmërie. Pjesëmarrësit do t‘i ruajnë rreth 11000 policë, 8000 xhandarmëri, 1600 forca speciale rumune, si edhe 4000 pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë, të cilët janë të gatshëm edhe për ballafaqim me protestat e paralajmëruara të antiglobalistëve. Matet radiacioni i ujit dhe i ajrit, janë vendosur shumë snajper në ndërtesat e larta.
Godina
NATO-ja, strehim në Pallatin e Çausheskut
Zhvillimet e punimeve të Samitit të NATO-s do të zhvillohen në "Shtëpinë e Popullit", e cila është godina më e debatuar në vend, që u ndërtua nga ish-diktatori komunist, Nikolai Çaushesku, mes viteve 1984-1989 dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë arkitektonike që mund të shihet nga çdo kënd i Bukureshtit. Me një sipërfaqe prej 330 mijë metra katrorë, me 6 kate, me një lartësi prej 84 metra, ndërtesa është e regjistruar në librin "Gines", si ndërtesa e dytë pas Pentagonit. Ndërtesa kapërcen me 2% vëllimin e piramidës Kufu në Egjipt. Në fillim ai u ndërtua për shtetin komunist, por më pas ai shërbeu si ndërtesa e Parlamentit rumun. Pas rënies së regjimit të Çausheskut në dhjetor të vitit 1989, dikush vuri dinamit, si shenjë simbolike, por godinën se gjeti gjë. Godina është një labirint i vërtetë, ku ndodhen më shumë se 1 mijë dhoma. I gjithë materiali i ndërtimit është marrë nga Rumania. Gurët, mermeri dhe druri janë marrë nga malet dhe pyjet rumune, ndërsa dekoracionet dhe qilimat janë punuar me dorë. Salla me e madhe e Pallatit është "Salla e Bashkimit", e cila është e lartë 16 metra dhe ka një sipërfaqe prej 2200 metrash katrorë.