Biberaj: Pas NATO-s do të ketë lëvizje në kabinet
Ndryshimi i kabinetit qeveritar konfirmohet tashmë edhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Për herë të parë është deklaruar hapur nga kampi blu, se qeveria do të ndryshojë pas Samitit të Bukureshtit. Deputeti Aleksandër Biberaj, duke kërkuar një performancë më të mirë të qeverisjes, ka deklaruar dje se "pas Samitit të NATO-s do të ketë lëvizje në kabinetin qeveritar". Reagimi i demokratëve ka ardhur menjëherë pas mesazhit të përcjellë një ditë më parë nga Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së. Sipas Biberajt, për momentin i rëndësishëm është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, duke besuar me doza të larta optimizmi mbi përfshirjen e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. "Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën jo vetëm një impakt pozitiv politik, por ka impakt pozitiv edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë, si dhe për ekonominë shqiptare, pasi të jesh vend anëtar i NATO-s, do të thotë të jesh një vend i hapur dhe i pranuar për investimet e huaja", tha Biberaj, duke theksuar rëndësinë e hyrjes në NATO, e duke u ndalur më pas në ndryshimin e kabinetit për të rritur performancën e qeverisë përpara elektoratit. Nevojën e ndryshimeve në qeveri e ka përcjellë edhe një tjetër deputet nga radhët e PD-së, Preç Zogaj, i cili prej muajsh të tërë e ka cilësuar të domosdoshëm një rinovim të kabinetit qeveritar. Deputetët demokratë kanë kërkuar më shumë poste të rëndësishme për partinë që ata përfaqësojnë sesa për aleatët, për shkak të peshës që duhet të ketë PD-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë fare pranë. Në këtë pikë, deputetët demokratë theksojnë rëndësinë për rinovimin e kabinetit, për të rikuperuar ato mangësi të cilat kanë shoqëruar qeverinë "Berisha" gjatë muajve të fundit.
Analiza
Kryeministri Berisha gjithmonë ka provuar peshën e ministrave të tij, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, të cilat kanë ardhur në adresë të qeverisë që ai drejton. Në nëntor të vitit të kaluar, Kryeministri Berisha vë në provë të gjithë kabinetin, duke iu referuar rezultateve të raportit të KE-së për vitin 2007-të. Menjëherë pas Samitit të Bukureshtit, Kryeministri Berisha do të bëjë bilancin e qeverisë së tij. Lajmi për analizën e qeverisë është shpërndarë në mbledhjen e fundit të grupit të PD-së.
Të gjitha ministritë do t‘i nënshtrohen analizës që kanë bërë gjatë vitit 2007. Tabloja e plotë e kësaj analize do të bëhet fill pas Samitit të 2-4 prillit. Ministritë që kanë qenë në vëmendje të këtij viti kanë qenë Ministria e Arsimit, me projektin e Maturës Shtetërore dhe ligjin për arsimin e lartë. Ministria e Financës është një tjetër pikë e fortë, ku Kryeministri do të mbështetet në bilancin e tij vjetor. Po kështu, do të merren parasysh edhe kritikat që janë bërë nga ata ministra, të cilët kanë larguar nga administrata punonjësit e kualifikuar. Sektori energjetik është një tjetër dikaster i vënë nën shënjestrën e kritikave të organizatave ndërkombëtare, por edhe nga opozita. Puna e qeverisë "Berisha" do të fokusohet edhe te misioni i Kryeministrit për luftën ndaj korrupsionit, duke cilësuar disa nga pikat në të cilat është bërë progres vitet e fundit.