Berisha: Denonconi aktet korruptive të zyrtarëve
Kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Korçës u bëri dje thirrje qytetarëve në mbarë vendin që të denoncojnë çdo akt korruptiv të zyrtarëve të shtetit. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për t’i dhënë një goditje të fortë korrupsionit në vend. Turi “Shqipëria në NATO” zbriti dje në qytetin juglindor të Korçës ku Kryeministri Berisha përuroi një sërë projektesh të qeverisë duke u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone. I shoqëruar nga ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi dhe deputetët e Korçës, Bode dhe Spaho, Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për të çrrënjosur korrupsionin, ndërsa insistoi për bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar aferat që ndeshin në jetën e tyre të përditshme. Në sallën “Andon Zako Çajupi”, ku ishin të pranishëm qindra korçarë, Kryeministri evidentoi si sukses të ekzekutivit edhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, Shqipëria nga një vend me korrupsion të lartë tre vite më parë, sot ka shënuar arritje të dukshme dhe të pakrahasueshme në luftën kundër këtij fenomeni.. Shefi i qeverisë nënvizoi se "jo se sot nuk ka korrupsion dhe shpërdorime, por administrata aktuale shpenzon 31% më pak se administrata e qeverisjes paraardhëse". Por ai apeloi për luftë të përbashkët për çrrënjosjen e këtij kanceri shkatërrues për shoqërinë shqiptare. Kryeministri bëri të qartë se qeveria do të mbështesë secilin nga qytetarët në këtë betejë, me mirënjohjen më të thellë për shërbimin e tyre kundër korrupsionit. Duke bërë bilancin e arritjeve dhe sukseseve në periudhën trevjeçare të qeverisjes demokratike, z. Berisha tha se "në këto tre vjet kemi rritur rrogat dhe pensionet, me një rritje prej 43%, krahasuar me atë të qeverisjes paraardhëse, duke përmbushur kështu premtimet tona. Shqipëria, theksoi kreu i qeverisë, ka hyrë tashmë në rrugën e zhvillimit, duke shënuar rritje në investime në të gjitha fushat: infrastrukturë, bujqësi, arsim, shëndetësi, kulturë etj.
detaj
31 për qind më pak shpenzon administrata aktuale se administrata e qeverisjes paraardhëse, sipas Kryeministrit
Përurimet e Berishës në Korçë
Përuroi përfundimin e rrugës së Flloqit në komunën Mollas të Korçës, investim i buxhetit të shtetit. Ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë
Përuroi rrugën Mborje - Tranverbank, aks që lidh dy qendrat e komunave Mborje dhe Drenovë. Kjo rrugë u shërben rreth 7 mijë banorëve të kësaj zone
Përuroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin dhe ndriçimin e rrugës së Drenovës
Përuroi qendrën kulturore të Drenovës dhe vlerësoi se investime të tjera në arsim, ujësjellës dhe infrastrukturë janë në projekt për këtë komunë
Përuroi tri rrugë në brendësi të këtij qyteti, përkatësisht rrugën “Ismail Latifllari” në lagjen 13, rrugën “Riza Cerova” në lagjen 6 dhe rrugën “Xhafer Cenko Lubonja” në lagjen 7
Në qarkun e Korçës po ndërtohen 85 shkolla të mesme, 9-vjeçare dhe kopshte
Mori pjesë në përurimin e fabrikës së re të përpunimit të mishit, të kompanisë TONA Co
Mori pjesë në nënshkrimin e kontratës së zbatimit për financimin e fazës së dytë të projektit të kanalizimeve, prej rreth 2 miliardë lekë.
Mori pjesë në nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e banesave sociale, mes Bashkisë Korçë dhe Entit Rregullator të Banesave
Berisha: Më shumë banesa sociale për korçarët
Kryeministri Sali Berisha premton më shumë banesa sociale për korçarët. Berisha mori pjesë dje në nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e banesave sociale, mes Bashkisë Korçë dhe Entit Rregullator të Banesave. Duke shprehur kënaqësinë për ecurinë e mbarë të projekteve në qytetin e Korçës, Kryeministri Berisha garantoi se qeveria do të mbështesë çdo projekt për ta shndërruar Korçën në një rreth model. Duke iu referuar përurimeve të shumta gjatë vizitës së ditës së djeshme në rrethin e Korçës, Berisha tha se qeveria do të ketë në qendër të vëmendjes dhe punës së saj investimet në këtë zonë. Kryeministri siguroi se qeveria do të realizojë një korpus universitar në qytetin e Korçës duke nënvizuar se universitetet duhet të jenë ndërtesa shumë serioze, shumë të bukura dhe Korça e meriton këtë.