Xhaferaj: Do rrëzojmë sërish dekretet e Topit
Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj kërkon maturi nga ana e Presidentit të Republikës Bamir Topi, para se të kalojë sërish për votim dekretet e Gjykatës së Lartë. Ai paralajmëron votën kundër të mazhorancës, nëse Topi procedon si në rastin e dekreteve të para. Xhaferaj i kujton z. Topi se ishte PD-ja ajo që e formësoi si politikan dhe i dha mbështetje totale për pozicionin e ri në krye të shtetit, ndaj sipas tij, Topi duhej të sillej si President i mazhorancës. Duke iu referuar rastit më të fundit, atij të dekreteve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, përmes “Standard” z. Xhaferaj, kritikon mënyrën e zgjedhjes së emrave nga z. Topi dhe apelon për mospërsëritje të procesit të mëparshëm. Madje Xhaferaj shkon dhe më tej kur thotë se kjo problematikë duhet t'i shërbejë edhe vetë Presidentit që të bëjë kujdes e të mos prezantohet si sjellës i problemeve në raportet e PD-së, me të përndjekurit politikë, pronarët apo edhe me faktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit”. Kundërvëniet e herëpashershme ndaj PD-së të Presidentit Bamir Topi, deputeti Xhaferaj i argumenton si humbje e dy pikave pozitive që e karakterizonin atë prej kohësh, qetësinë dhe maturinë. Përmes kësaj interviste, Ferdinand Xhaferaj flet dhe për ndryshimet në qeveri dhe zgjedhjet e pritshme brenda partisë në pushtet.
Z. Xhaferaj, pse gjithë ky debat politik për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë në të cilin janë përshirë institucionet kryesore të vendit, Presidenca, Kuvendi dhe qeveria?
Natyrisht që Shqipëria është në procesin e konsolidimit të institucioneve demokratike dhe debate të tilla marrin jetë nga këndvështrimet apo referimet e ndryshme që kanë palët për nene të caktuara të Kushtetutës apo edhe për ligje të caktuara. Kushtetuta jonë në nenin 7 të saj sanksionon parimin e kontrollit dhe balancimit të pushteteve. Kuptohet që vetë procesi i balancimit e mishëron brenda tij debatin apo është shumë e vështirë të arrihet pa një debat paraprak.
A votoi grupi parlamentar i PD-së në bazë të një urdhri politik 5 dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë?
Unë do të thosha që më shumë qëndrimi i grupit parlamentar u formësua nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese i janarit të vitit 2005. Ky vendim është hartuar bazuar në argumente që ndikuan në vendimmarrjen e grupit parlamentar.
Gjithsesi, a ka mazhoranca një ide të qartë se si do ta kapërcejë situatën e vështirë institucionale dhe kushtetuese e cila ka çuar në mosfunksionimin normal të Gjykatës së Lartë?
Probleme të tilla kushtetuese nuk mund te zgjidhen me ide apo dëshira të Kuvendit apo të institucioneve të tjera që përfshihen në këtë proces. Zgjidhja duhet të vijë vetëm në respekt dhe zbatim të Kushtetutës. Kemi fatin e mirë se për këtë çështje kanë folur profesionistët, pra kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo do të thotë se nuk kemi nevojë për ide të mazhorancës apo të institucioneve të tjera për të prodhuar zgjidhjen.
Ambasadori amerikan në Shqipëri kritikoi Parlamentin për rrëzimin e 5 dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Z. Withers kërkoi që pas këtij rrëzimi të bëhen emërime të tjera, por pa përfitime politike. Si do të veprojë mazhoranca në këtë rast?
Natyrisht që duhet vlerësuar deklarata e ambasadorit amerikan që i nxiti palët për të prodhuar një zgjidhje për vetë rëndësinë që ka funksionimi sa më i shpejtë i Gjykatës së Lartë. Kuptohet që mazhoranca, bazuar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta për Kuvendin, do të kontribuojë që të jetë pjesë e zgjidhjes.
A është zgjidhja e duhur ajo që ka zgjedhur Presidenti, konsultimi me ekspertë ligjorë, ndërkohë që ka paralajmëruar se nuk do të konsultohet me mazhorancën për emrat por për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve?
Zgjidhja e duhur është vetëm ajo që vjen në respekt të Kushtetutës. Unë gjykoj se është fare normale që palët ta interpretojnë në favor të tyre nenin kushtetues që specifikon mënyrën se si emërohen anëtarët e Gjykatës së Lartë. Por, në rastin konkret gjërat thjeshtohen shumë sepse për mënyrën se si duhet interpretuar ky nen kushtetues ka folur qartë Gjykata Kushtetuese.
Pse gjithë ky insistim i mazhorancës për t’u konsultuar me z. Topi për kandidatët e një institucioni të pavarur siç duhet të jetë Gjykata e Lartë?
Nuk më duket se është insistim i mazhorancës, por më tepër është insistim i Kushtetutës.
Dhe në rast se z. Topi shmang sërish bisedimet me mazhorancën për emrat e tjerë, grupi parlamentar i PD-së do t’i refuzojë përsëri kandidaturat e tjera?
Kjo pyetje ndoshta shtron për diskutim problematikën e maturisë që duhet të kemi si politikanë. Presidenti në CV-në e tij ka pasur një nga pikat më pozitive të tij qetësinë dhe maturinë. Natyrisht që do të ishte gabim të thuhej se për faktin se z. Topi u rrit si politikan dhe realizoi edhe ambiciet më të larta që ka një politikan si pasojë dhe vetëm si pasojë e mbështetjes që i dha lidershipi i PD-se dhe kjo duhet të ishte arsye që ai të sillej si President i mazhorancës. Por, mendoj se z. Topi sikundër edhe mazhoranca duhet të sillen në respekt të Kushtetutës. Për më tepër, ka apo nuk ka të drejtë z. Topi për dekretet, kjo është njëra anë e problemit. Por, kjo problematikë duhet t'i shërbejë edhe vetë Presidentit që të bëjë kujdes që të mos prezantohet si sjellës i problemeve në raportet e PD-së (forcës politike që e formësoi si politikan) me të përndjekurit politikë, pronarët apo edhe me faktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit.
Do të përballë PD-ja emra konkretë të saj, me ata të Presidentit?
Si edhe në rastin e prokurores së përgjithshme dhe në respekt të Kushtetutës, Partia Demokratike e ka më se të qartë se emrat burojnë nga Presidenca. Në fund të fundit i gjithë debati me dekretet dëshmoi para të gjithë shqiptarëve se skenari i ndërtuar nga socialistët se me Topin President do të kishim një vend që drejtohet me statutin e Partisë Demokratike nuk është i vërtetë. Të gjitha palët po përpiqen që vendi të drejtohet me Kushtetutë.
Të prekim pak çështjen e funksionimit të qeverisë. A e cenon ekzekutivin konflikti i fundit mes Presidencës dhe mazhorancës parlamentare?
Qeveria duket se ka një vizion të qartë se ku duhet ta çojë këtë vend. Kjo duket në politikën e realizimit të të ardhurave. Kjo duket në politikat për pagat dhe pensionet. Kjo duket në projektet në infrastrukturë. Kjo duket në privatizimet e mëdha dhe shumë punë të tjera. Pra, Shqipëria ka një qeveri që ka institucionalizuar shumë gjëra në këtë vend dhe parë në këtë konceptim, problematikat e ditës nuk sjellin pengesa. Italia, për shembull, ka probleme edhe më të mëdha se këto, si ndryshimet e qeverisë shumë të shpeshta, por kjo nuk do të thotë se punët atje pengohen.
Pra, duhen bërë ndryshime në qeveri, pasi jo të gjithë ministrat kanë ritme të njëjta pune?
Natyrisht që mundësinë për të bërë vlerësimin e specializuar se si është ecuria e çdo anëtari të kabinetit qeveritar dhe për të marrë vendimet përkatëse e ka kreu i ekzekutivit.
A duhet të shkojë PD-ja me këtë qeveri, që është aktualisht në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës?
Qeveria ka jo vetëm ecuri, por edhe produkt pozitiv. Kuptohet që perceptimet për ritmin që duhet mbajtur apo duhet shtuar, janë relative.
Të ndalemi pak tek zgjedhjet brenda PD-së. Si do të përshtaten këto zgjedhje në përputhje me sistemin e ri zgjedhor? Cila do të jetë formula e re e organizimit të partisë?
Kjo pyetje nuk ka akoma një përgjigje sepse brenda Partisë Demokratike po diskutohet për ndryshimet që mund të sjellë në organizimin e partisë ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Çfarë synon PD-ja përmes zgjedhjeve brenda saj, rikthim tek qëndrestarët apo një KOP i dytë në PD?
Thjesht atë që synon çdo Kuvend normal partie. Ripërtëritja me njerëz të rinj ka qenë pjesë përbërëse e çdo Kuvendi të PD-së.
Në kuvendin e ardhshëm të PD-së, a duhen votëbesuar edhe drejtuesit kryesor të saj, si kryetari dhe nënkryetarët?
Këto gjëra sanksionohen shumë qartë në statutin e partisë
…Dhe cilët duhet të jenë drejtuesit e rinj të strukturave të PD-së në 2009?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e japin me votë delegatët që votojnë në çdo kuvend partie.